ELEKTRONIKA INDUSTRIALE - rks-gov.netmasht.rks-gov.net/uploads/2015/09/elektronika-industrial... ·...

download ELEKTRONIKA INDUSTRIALE - rks-gov.netmasht.rks-gov.net/uploads/2015/09/elektronika-industrial... · Web viewËshtë e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit

If you can't read please download the document

Transcript of ELEKTRONIKA INDUSTRIALE - rks-gov.netmasht.rks-gov.net/uploads/2015/09/elektronika-industrial... ·...

ELEKTRONIKA INDUSTRIALE

ELEKTRONIKA INDUSTRIALE

KLASA E X, XI DHE XII

II. PROFILET E ARSIMIT PROFESIONAL

1. Titulli i ProfesionitTeknik PËR Elektronikën Industriale

(Dirigjimi, Furnizimi Energjetik, Teknologjia e sinjalizimit dhe ndriçimit)

2. Kohëzgjatja e Trajnimit Qasja modulare e implementuar nëpërmjet edukimit dhe aftësimit profesional formal dhe jo-formal

Edukimi profesional formal: Kohëzgjatja 3 vite, vendi ku

zhvillohen mësimet janë shkollat e larta të mesme

profesionale dhe ndërmarrjet (trajnimi në punë)

Trajnimi profesional jo-formal: Kohëzgjatja varet nga kualifikimet paraprake të të trajnuarit (vlerësimi i të mësuarit paraprak). Vendi ku do të zhvillohen trajnimet janë qendrat regjionale të trajnimit dhe ndërmarrjet (trajnimi në punë)

3. Fusha e Aktivitetit Teknikët e elektronikës industriale punojnë si anëtarë të

personelit në prodhim, në përpunim dhe në kompanitë shërbyese. Ata janë të përfshirë në montimin dhe instalimin e pajisjeve inxhinierike për dirigjim, furnizimin me rrymë elektrike dhe sistemin e sinjalizimit dhe ndriçimit. Puna e tyre, gjithashtu, përfshinë edhe inspektimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve dhe pajisjeve.

Tekniku i Elektronikës Industriale, punon shpesh në ekip dhe e koordinon punën e tyre në fushat prioritare dhe fushat pasuese të tyre. Ata punojnë të pavarur, pa dokumentacion dhe instruksione varësisht prej lokacioneve të ndryshme; kryesisht në lokacionet e ndërtesave, reparte punuese dhe fushën e shërbimit, prej tyre kërkohet që ti zbatojnë rregullativat përkatëse dhe masat e sigurisë.

4. Aftësitë profesionale

Në fushën e pajisjeve inxhinierike dirigjuese, tekniku i elektronikë industriale;

instalon dhe monton pajisjet, që përdoren për rregullimin e qarqeve për temperaturë, sistemet e dirigjimit të prurjes dhe shpejtësisë. Aktivitetet tjetër me rëndësi, është edhe inspektimi dhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve dhe pajisjeve.

Në fushën e furnizimit me rrymë elektrike, tekniku i elektronikës industriale:

instalon dhe monton sistemin e ndërprerësit dhe pajisjeve elektro-mekanike për lidhjen dhe ndërprejen e qarqeve elektrike me rrymën elektrike (ang.switch gear) , pajisjet për matje dhe mbrojtje. Aktivitet tjetër me rëndësi është edhe inspektimi dhe mirëmbatja e e këtyre sistemeve dhe pajisjeve.

Në fushën e sistemit të sinjalizimit dhe ndriçimit, tekniku i elektronikës industriale:

instalon dhe monton sistemet dhe pajisjet e ndriçimit dhe sinjalizimit. Aktivitet tjetër me rëndësi është edhe inspektimi dhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve dhe pajisjeve.

5. Kërkesat e veçanta

Tekniku i Elektonikës Industriale zbaton detyrat e tij me vetësiguri dhe me përgjegjësi mbrenda kodit të kornizës profesionale.

Në kërkesa të posaçme përfshihen edhe njohja e mirë e inxhinierisë dirigjuese; sistemin e ndërprerësve dhe pajisjeve elektro-mekanike për lidhjen dhe ndërprejen e qarqeve elektrike me rrymën elektrike dhe pajisjet mbrojtëse; elektronikën digjitale dhe analoge; instrumentet matëse elektrike/elektronike dhe matjen.

Në kërkesa të veçanta përfshihen edhe shkathtësia për punë në repartet punuese mekanike, shkathtësia analitike dhe e vendim-marrjes, shkathtësia për planfikim dhe menaxhim të kohës, shkathtësia për zbatimin e rregullave të sigurisë dhe rregullave shtëpiake, e gjithashtu, edhe shkathtësia për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe komunikim me të tjerët në vendin e punës dhe jashtë vendit të punës.

6. Funksionet dhe detyrat profesionale

· Planifikimi i punës dhe përgatitja e rezultateteve të operacioneve,

· Caktimi dhe pastrimi i vendit të instalimit,

· Përpunimi dhe lidhja e pjesëve mekanike,

· Montimi i sistemit të ndërprerësit dhe pajisjeve elektro-mekanike për lidhjen dhe ndërprejen e qarqeve elektrike me rrymën elektrike dhe lidhja e pjesëve elektrike,

· Vendosja dhe instalimi i pjesëve të sistemit të ndërprerësit dhe pajisjeve elektro-mekanike për lidhjen dhe ndërprejen e qarqeve elektrike me rrymën elektrike dhe i tabelave distributive,

· Instalimi i sistemit të rrjetës elektrike; shpërndarja dhe lidhja e rrjetës elektrike,

· Instalimi i sistemeve elektrike dhe elektronike të ndriçimit, distribuimin e rrymës elektrike dhe kontrollimi i makinave dhe pajisjeve elektrike,

· Bën matjen dhe testimin e pajisjeve dhe pjesëve elektrike/elektronike,

· Rregullon dhe vë në punë pajisjet dhe pjesët e pajisjeve,

· Rregullon prishjet në sistemet elektronike dhe elektrike,

Vërteton diagramet e qarqeve, materialet, teston pjesët rezervë dhe pjesët teknike

Korniza e Kurrikulit për Teknikun e Elektronikës Industriale

(Dirigjimet, Furnizimi Energjetik, Teknologjia e sinjalizimit dhe ndriçimit)

Klasa X-të. – Gjysëmvjetori I-rë

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e përgjithshme10818

ELI10-1-1Aplikim softveri (moduli 1) 54 9

ELI10-1-2Matematika teknike (moduli 1) 54 9

ELI10-1-3 Bazat e elektronikës 21636

ELI10-1-4Ushtrimet laboratorike dhe matjet në elektronikë 108 18

Klasa X-të – Gjysëmvjetori i II-të

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e përgjithshme10818

ELI10-2-1Aplikim softveri (moduli 2 + 3) 10818

ELI10-2-2Matematika teknike (moduli 2) 54 9

ELI10-2-3Gjuha angleze teknike (moduli 1) 549

ELI10-2-4Qarqet e integruara lineare 108 18

ELI10-2-5Qarqet logjike digjitale 108 18

Klasa XI-të – Gjysëmvjetori I-rë.

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e përgjithshme10818

ELI11-1-1Aplikim softveri (moduli 4 + 5)10818

ELI11-1-2Gjuha angleze teknike (moduli 2) 10818

ELI11-1-3Qarqet energjetike 16227

ELI11-1-4Senzorët 549

Klasa XI-të. – Gjysëmvjetori II-të.

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e Përgjithshme108 18

ELI11-2-1Aplikim softveri (moduli 6 + 7)108 18

ELI11-2-2Elektronika energjetike (moduli 1)10818

ELI11-2-3Rregullatori logjik programabil (ang.PLC)10818

ELI11-2-4Qarqet themelore të rregullimit10818

Klasa XII-të – Gjysëmvjetori I-rë

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e përgjithshme10818

ELI12-1-1 Elektronika energjetike (moduli 2)10818

IEL12-1-2Rregullimi i sinjalizimit dhe i ndriçimit10818

IEL12-1-3Ngasjet elektrike (moduli 1)10818

IEL12-1-4Aftësimi në punë1*108*18

Klasa XII-të– Gjysëmvjetori II-të.

ShifraLëndaOrët Kreditë

Lëndët e përgjithshme10818

ELI12-2-1Ngasjet elektrike (moduli 2)10818

ELI12-2-2Automatizimi dhe rregullimi i proceseve me PLC10818

ELI12-2-3Ndërmarrësia (moduli për vet-punësim *)108*18

ELI12-2-4Trajnimi në punë 2*108*18

*Vërejtje: Ndërmarrësia dhe Trajnimi në punë mund të organizohen në bazë ditore/javore ose në bazë bllok, gjatë tri javëve.

Lënda Orët Kreditet

Matematike Teknike Moduli 1 54 9

Në këtë modul nxënësi duhet të merret me paraqitjen grafike të funksioneve të ndryshme algjebrike,

trigonometrike, eksponenciale dhe logaritimike. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të hartojë grafikun e

funksioneve algjebrike, trigonometrike, eksponenciale dhe logaritmike, që aplikohen në inxhinierinë

elektrike/elektronike. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësin ë për të zgjidhur dhe për të manipuluar me

funksionet e zakonshme në inxhinierinë elektrike/elektronike dhe të hartojë diagramin fazor të qarqeve

të rrymës alternative AC(ang.alternating current), RC -RL-RCL.

Matematike Teknike Moduli 2 54 9

Ky modul është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë i trajnuari duhet të merret me Algjebrën e Bulit. I

trajnuari duhet të jetë në gjendje të kuptojë përdorimin e algjebrës së Bulit në analizën e Elementeve të

Qarqeve Logjike Digjitale. I trajnuari duhet të demons troj aftësinë për të analizuar funksionin e

Elementeve të Qarqeve Logjike Digjitale me përdorimin e algjebrës së Bulit . Pjesa e dytë kërkon që i

trajnuari të merret me format valore të zakonshme për inxhinierinë elektrike/elektronike. I trajnuari

duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vlerat mesatare, efektive dhe kulmore të formave valore të

zakonshme.

Gjuha angleze teknike Moduli 1 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të fitojë shkathtësi leximi deri në atë nivel, që i lejon të trajnuarit të

zotërojë situatat më të zakonshme të punës. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të merret me tekst të

natyrës teknike (doracakët, katalogjet etj) me ndihmën e fjalorit ose burimeve tjera të referuara. I

trajnuari duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të përg jegjet në materialin e shkruar për fusha të

ndryshme të aplikimit, duke u marrë kryesisht me tema të natyrës së njohur. I trajnuari duhet të

demonstrojë aftësinë, që për detajet e kërkuara të bëjë shqyrtimin e një teksti, si dhe të mbledhë

informata nga pjesët e ndryshme të tekstit, me qëllim që të hartojë konkluzione të duhura.

Gjuha angleze teknike Moduli 2 108 18

Ky modul është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë i trajnuari duhet të fitojë aftësi për të shkruar deri

në atë nivel, i cili i mundëson t ë trajnuarit të zotërojë situatat më të zakonshme të punës. I trajnuari

duhet të jetë në gjendje të përgatisë një tekst të natyrës teknike (informatë mbi prodhimin, raporte,

doracakë, instruksione punuese) me ndihmën e fjalorit ose burimeve tjera të referu ara. I trajnuari duhet

të demonstrojë aftësinë që t’i realizojë detyrat e zakonshme themelore siç është; plotësimi i formave

standarde, protokolet e matjes etj. Në pjesën e dytë i trajnuari duhet të demonstrojë aftësinë që

dokumentet teknike dhe informatat t’i paraqesë gojarisht, në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.

Aplikim Softveri Moduli 1

(Konceptet bazë të teknologjisë informative, kompjuteri personal dhe sistemi operativ) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të ketë njohuri për ndërtimin fizik të kompjuterit personal (ang.

Personal Computer -PC), të kuptojë disa koncepte themelore të Teknologjisë Informative (ang.

Information Technology -IT), kontekstin e aplikacioneve të softverit kompjuterik e, gjithashtu, edhe

përdorimin e teknologjisë infor mative në shoqëri. I trajnuari duhet të ketë njohuri për disa çështje

ligjore dhe të sigurisë që i përkasin Teknologjisë Informative dhe të kuptojë se si kompjuterët ndikojnë

në shëndet. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të lëshojë në punë kompjuterin personal (PC), të instalojë

njësitë hyrëse dhe dalëse (ang.input/output devices), të instalojë një sistem operativ dhe të operojë në

mënyrë efektive me atë sistem operativ.

EMBED Word.Document.8 \s

Aplikim Softveri Moduli 2 (Përdorimi i interntit) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të demonstrojë aftësinë për të bërë hulumtime themelore në Web, si

dhe të përdorë softverin e postës elektronike. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të përdorë aplikacionet

e shfletuesit të WEB-it (ang.WEB browser) dhe opcionet për hulumtim, që janë në dispozicion, të

aplikojë rezultatet e fletëve (bookmark) të hulumtuara dhe të WEB -faqeve, të bëjë ruajtjaen e WEB

faqeve, të bëjë shtypjen e WEB faqeve dhe hulumtimin e raporteve. Shkathtësia për të përdorur

softverin e postës elektronike duhet të demonstrohet nga aftësia e të trajnuarit që të dërgojë ose të

pranojë porosi, të bashkangjesë dokumente ose folderë në një porosi dhe të organizojë ose menaxhojë

folderët ose faqet e adresave (direktoriumet) mbrenda softverit të postës elektronike.

Aplikim Softveri Moduli 3 (Përpunimi i tesktit) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për përdorimin e programeve për shkruarjen e

tekstit në kompjuter personal. I trajnuari duhet të kuptojë dhe të jetë në gjendje të kryejë operacio net

themelore lidhur me krijimin, formatizimin dhe përfundimin e dokumenteve të përpunuara në

programin për shkruarjen e tekstit. I trajnuari duhet të demonstrojë kompetencë në përdorimin e disa

veçorive më të avancuara siç janë, krijimi i tabelave dhe vi zatimeve, përdorimi i fotografive dhe

insertimi i simboleve, diagrameve dhe fajllave.

Aplikim Softveri Moduli 4 (Tabelat llogaritëse) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për të përdorur programet aplikative të tabelave

llogaritëse elektronike në një kompjuter personal. I trajnuari duhet të kuptojë dhe të jetë në gjendje të

kryejë operacione bazë të shoqëruara me zhvillimin, formatizimin dhe përdorimin e tabelave llogaritëse

elektronike. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të kry ejë operacione standarde matematikore dhe logjike,

duke përdorur formulat dhe funksionet themelore. I trajnuari duhet të demonstrojë kompetencë në

përdorimin e disa veçorive më të avancuara siç është: bartja e objekteve dhe krijimi i grafikëve dhe

diagrameve.

Aplikimi Softveri Moduli 5 (Bazë të dhënash) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për përdorimin e bazës së të dhënave në

kompjuterë personal. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të planifikojë dhe të dizajnojë një bazë të

thjeshtë të dhënash, duke përdorur pakot standarde të bazës së të dhënave, si dhe të demonstrojë

zotësinë që përmes “query” (kod për kërkim) dhe veglave për selektim dhe sortim të paraqesë

(prezantojë) të dhënat e dëshirueshme nga një bazë të dhënash, si dhe të jetë në gjendje të krijojë dhe të

modifikojë raportet.

Aplikim Softveri Moduli 6 (Prezantimi) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të demonstrojë shkathtësinë për përdorimin e veglave për prezantimit

në kompjuterët personal. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të krijojë, formatizojë dhe të përgatisë

prezantimet për shpërndarje dhe paraqitje. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për kryerjen e

operacioneve themelore me grafikë dhe diagrame, të krijoj prezantime të ndryshme për grupe dhe

situata të ndryshme duke përdorur efekte të ndryshme të paraqitjes me shirita rrëshqitës (ang.slide)

(teknikë vizatimi-animim, zëra, etj.)

Aplikimi softveri moduli 7 (Dizajnimi i web-faqeve) 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet të dëshmojë aftësi për pë rdorimin e veglave për dizajnimin e Web -

faqeve në kompjuterin personal. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të dizajnojë ose krijojë një web faqe

për prezantim personal apo biznesi, duke përdorur pakot standarde të dizajnimit të web faqeve. I

trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për publikimin e një web faqeje dhe mirëmbajtjen/rifreskimin e

web faqes së publikuar.

Baza e elektronikës 216 36

Në këtë modul i trajnuari duhet t’i kuptojë bazat e inxhinerisë elektrike. I trajnuari duhet të demonstrojë

aftësi për të analizuar qarqet e thjeshta të rrymës njëkahore, DC (ang.Direct Current) dhe qarqet e

rrymës alternative,AC (ang. Alternating Current) (një dhe trefazore), aplikimin e parimeve

matematikore (aritmetikën, algjebrën, numrat kompleks, diagramet vekto riale të thjeshta dhe

trigonometrinë) dhe parimet elektrike (ligjin e Omit, ligjin e Kirkofit etj). I trajnuari duhet të jetë në

gjendje të dallojë pajisjet e qarqeve (resistorët, kondensatorët, bobinat/indukto rët dhe gjysmëpërçuesitë),

mbajtjen në mend të karakteristikave të pajisjeve të tilla, interpretimin e të dhënave për këto pajisje, e

gjithashtu edhe identifikimin dhe zgjedhjen e këtyre komponentëve me përdorimin e të dhënave dhe

(ose) katalogjeve.

Matjet dhe ushtrimet laboratorike në elektronikë 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të kuptojë parimet e matjeve elektrike dhe përdorimin e matjes për

testimin e mjeteve relevante elektronike. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar dhe

testuar funksionin e pajisjeve të qarqeve. I traj nuari duhet të jetë në gjendje të analizojë aplikimet e

qarqeve të thjeshta dhe të testojë funksionin e tyre, duke aplikuar instrumentet matëse elektronike.

Qarqet e integruara lineare 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të ketë njohuri për ndërtimin fizik të Qarqeve të Integruara Lineare

(QIL), në veçanti për ndërtimin fizik të amplifikatorit operacional (Amp -Op) dhe ta njohë aplikimin e

QIL dhe Amp-Op në kuadër të komunikimit elektronik dhe sistemeve të dirigjimit. I trajnuari duhet të

jetë në gjendje të interpretojë listën e të dhënave (specifikave) për QIL, e gjithashtu, edhe identifikimin

dhe zgjedhjen e QIL, duke përdorur listën e të dhënave dhe (ose) katalogjet. I trajnuari duhet të

demonstrojë aftësinë e zbulimit të avarive dhe riparimit, si dhe të testojë funksionimin e QIL dhe

qarqeve aplikative QIL, duke përdorur instrumentet matëse elektronike.

Qarqet logjike digjitale 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të ketë njohuri për ndërtimin fizik të Elementeve të Qarqeve Logjike

Digjitale (EQLD), si dhe për aplikimin e EQLD në komunikimin elektronik dhe në sistemet e dirigjimit.

I trajnuari duhet të jetë në gjendje të interpretojë listën e të dhënave, e gjithashtu, të bëjë edhe

identifikimin dhe zgjedhjen e EQLD, duke përdorur li stën e të dhënave dhe (ose) katalogjet. I trajnuari

duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar dhe testuar funksionin e EQLD dhe qarqeve aplikative

EQLD, duke përdorur instrumentet matëse elektronike.

Qarqet energjetike 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të fitojë njohuri për ndërtimin fizik të qarqeve energjetike dhe regjimin

e kyqjes/ndërprerjes së furnizimit energjetik. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të përshkruajë

karakteristikat operacionale të qarqeve për furnizim energjetik dhe të regj imit të kyçjes/ndërprerjes së

furnizimit energjetikë dhe elementeve të tyre (transformatorët, drejtuesit, filterat, rregullatorët, mjetet

mbrojtëse etj). I trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për të testuar dhe zbuluar avaritë dhe për të

riparuar qarqet për furnizim energjetik dhe ato të regjimit të kyçjes/ndërprerjes së furnizimit energjetik.

Senzorët 54 9

Në këtë modul i trajnuari duhet fitojë njohuri mbi rëndësinë dhe funksionin e senzorëve të ndryshëm. I

trajnuari duhet të jetë në gjendje të s hpjegojë funksionin dhe aplikimin e llojeve të ndryshëm të

senzorëve. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësinë e zgjedhjes së senzorit të duhur për procesin e dhënë

të dirigjimit.

Qarqet themelore të dirigjimit 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të dijë për tipet e ndryshme të sistemeve të rregullimit dhe pajisjeve të

tyre rregulluese. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të përshkruaj ë karakteristikat operacionale dhe

parimet e përgjithshme të elementeve të qarqeve rregulluese. I trajnuari duhet të përshkruajë sjelljen

dinamike të sistemeve të zakonshme rregulluese dhe duhet t ë demonstrojë zotësi të shqyrtojë sjelljen

dinamike të rregullatorëve. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të shpjegoj ë veçoritë karakteristike të

qarkut rregullues, të hap ur dhe të mbyllur. I trajnuari duhet t ë kuptojë principet e selektimit të

rregulluesve.

Elektronika energjetike (Moduli 1) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të ketë njohuri për ndërtimin fizik të shëndërruesve statik me komutim

të linjës dhe shëndërruesve statik me vet-komutim. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të shpjegojë

njohuritë themelore (komponentët dhe qarqet mbrojtëse), parimet e dirigjimeve, modet e punës dhe

qarqet e këtyre shëndërruesve. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të shqyrtoj ë shëndërruesit e tillë

Elektronika energjetike (Moduli 2) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të dijë për ndërtimin fizik të konvertorëv e (shëndërruesve) të

frekuencës. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të shpjegoj njohuritë themelore (komponentët dhe qarqet

mbrojtëse), parimet e dirigjimit, formës operacionale dhe qarqet e kë tyre konvertorët (shëndrruesve). I

trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për të shqyrtuar konvertorët e tillë. .

Kontrollorët logjikë programabil (KLP) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të ketë njohuri për parimet themelore të kontrollorëve logjikë

programabil (programmable logic controller -PLC). I trajnuari duhet të jetë në gjendje të shpjegojë

konceptet programuese të PLC dhe të formuloj listën e urdhërave, diagramet sh kallëzore dhe bllok-

diagramet e funksionit. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësi për të shkruar programe të thjeshta

aplikative e, gjithashtu, edhe lëshimin në punë, të testojë dhe të zbulojë avaritë dhe të riparojë

programet aplikative.

Rregullimi i sinjalizimit dhe i ndriçimit 108 18

Në këtë modul i trajnuari, duhet të kuptoj ë shfrytëzimin e RRLP për automatizim dhe p ër rregullimin e

proceseve teknike në industri. I trajnuari duhet të demonstroj ë aftësi, që të kontrollojë dhe të testojë

proceset teknike, të përshtasë parametrat, të programojë dhe të operojë një sistem të RRLP. I trajnuari

duhet të jetë në gjendje të zbuloj ë avaritë dhe të riparojë sistemet e RRLP

Ngasjet elektrike (Moduli 1) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të zot ërojë njohuritë themelore mbi ngasjet e shënd ërruesit statik me

motorët e rrymës njëkahore (motorët DC). I trajnuari duhet të jetë në gjendje të kuptoj ë karakteristikat

funksionale dhe operacionale të motorëve me rrym ë njëkahore. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësi,

që të shqyrtojë ngasjet e shëndërruesit statik me motorët e rrymës njëkahore. I trajnuari duhet të jetë në

gjendje të shpjegojë veprimet operacionale të këtyre ngas ësve..

Ngasjet elektrike (Moduli 2) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të pajisjet me n johuritë themelore mbi shëndërruesit e frekuencës me

motorë asinkron. I trajnuari duhet të jetë në gjendje të kuptojë karakteristikat funksionale dhe

operacionale të motorëve asinkronë. I trajnuari duhet të demonstrojë aftësinë e të hulumtuarit të

shëndërruesve të frekuencës me motorë asinkronë. i trajnuari duhet të jetë në gjendje të shpjegojë

veprimet operacionale të ngasjeve të tilla.

Ndërmarrësia (Moduli për vetë-punësim) 108 18

Në këtë modul i trajnuari duhet të dijë për fundamentët e themelimit të nj ë ndërmarrje të vogël ose

mikro-ndërmarrje. i trajnuari duhet të jetë në gjendje të identifikojë dhe hetojë një mundësi potenciale

afariste e, gjithashtu, të identifikojë edhe kërkesat financiare dhe ligjore. I trajnuari duhet të demonstrojë

aftësinë të përgatisë një plan afarist dhe të identifikojë veprimin e domosdoshëm për implementim .

Aftësimi në punë 216 36

Përvoja në punë (Aftësimi në punë) konsiderohet që është pjesë vitale e procesit të mësimit, që ju ofron

mundësi të trajnuarëve të aplikojnë shkat htësitë dhe njohuritë e fituara në kualfikimin tyre në skenarin

praktikë të punës. Përvoja në punë duhet, gjithashtu, ti ofrojë të trajnuarit njohuri dhe shkathtësi

plotësuese, ashtu siç janë përshkruar në profilet e trajnimit, të cilat institucionet për trajnim nuk mund

t’i ofrojnë

V. Programet e përgjithshme të lëndëve modulare

PËRSHKRIMI I MODULEVE PËR KLASËN E 10 , 11 dhe 12

PËR PROFILIN TEKNIK I ELEKTRONIKËS INDUSTRIALE

1. Aplikim sofTveri (moduli 1)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Aplikim sofTveri (moduli 1)

TI-AS-1

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të ketë njohuri për ndërtimin fizik të kompjuterit personal (ang. Personal Computer -PC), të kuptojë disa koncepte themelore të Teknologjisë Informative (ang. Information Technology -IT), kontekstin e aplikacioneve të softverit kompjuterik e, gjithashtu, edhe përdorimin e teknologjisë informative në shoqëri. Nxënësi duhet të ketë njohuri për disa çështje ligjore dhe të sigurisë që i përkasin Teknologjisë Informative dhe të kuptojë se si kompjuterët ndikojnë në shëndet. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lëshojë në punë kompjuterin personal (PC), të instalojë njësitë hyrëse dhe dalëse (ang.input/output devices), të instalojë një sistem operativ dhe të operojë në mënyrë efektive me atë sistem operativ.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të shpjegojë ndërtimin fizik të kompjuterit personal (ang.PC).

Përmbajtja

· Komponentet e brendëshme të kompjuterit personal [furnizimi me energji, BIOS [shk. për Basic Input Output System – Sistemi themelor hyrës/dalës] Memorja,

Njësia Përpunuese Qendrore [ang. CPU - Central

Processing Unit],

Kujtesa me Qasje të Rastit (ang. RAM-Random Access

Memory ), adapteri i display-it, kontrolluesi i diskut,

njësia e diskut (ang.hard drive)]

njësia e kompakt disqeve (ang. CD-drive) , portat etj

· Njësitë e domosdoshme hyrëse/dalëse (ang.input/output devices)

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të tregojë për konceptet themelorë të teknologjisë informative, për teknologjinë informative dhe aplikimet e sofverit në shoqëri.

Përmbajtja

· Konceptet e teknologjisë informative siç janë; ruajtja dhe deponimi i të dhënave,

· Aplikimet e Teknologjisë Informative

· Aplikimet e softverit në shoqëri

RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të numërojë çështjet ligjore, të sigurisë dhe të shëndetësisë, që kanë të bëjnë me Teknologjinë Informative (TI).

Përmbajtja

· Çështjet shëndetësore (problemet me sy dhe me shpinë),

· Çështjet e sigurisë (ang.viruset, password, etj)

· Çështjet ligjore (mbrojtja e të dhënave, piratëria e softverit (ang.software piracy), përhapja e materialeve pornografike, etj)

RM 4

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të lëshojë në punë (ang. start) dhe të mbyll kompjuterin e tij personal (ang.PC).

Përmbajtja

· Kontrollimi i lidhjeve të jashtme të sistemit,

· Startimi (ang.start) dhe mbyllja (ang.shut down) e kompjuterit,

· Procesi për ngritjen e sistemit (ang.boot-up)

· Formatizimi dhe ndarja e njësisë së diskut (ang.hard-drive)

RM 5

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të instalojë një sistem operativ

Përmbajtja

· Si punon një sistem operativ,

· Procedura e instalimit

RM 6

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të instalojë një pajisje hyrëse/dalëse (ang.input/output devices).

Përmbajtja

· Pajisjet shtesë hyrëse/dalëse (printeri, skeneri, LCD-projektori),

· Zgjedhja e portit të duhur,

· Procedurat e instalimit

RM 7

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të operojë sistemin operativ.

Përmbajtja

· Funksionet themelore të sistemit operativ,

· Ambienti i desktopit,

· Menagjimi i folderave dhe fajllave,

· Menaxhimi i shtypjes (ang.printing),

· Funksionet Ndihmë-se dhe përkrahëse,

Porcedurat e vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm

Në vijim janë dhënë shkurtesat, që përdoren:

RM Rezultatet e mësimit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit

RM 1,

RM 2,

RM 3

IV

Në një test me shkrim, që është kombinim i pyetjeve përafërsisht të ngjajshme, me opcione të shumta të zgjidhjes, dhe (ose) test me përgjegje të shkurtër, nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të shpjeguar ndërtimin fizik të kompjuterit personal, konceptet themelore të teknologjisë informative, aplikimin e rrjetit informativ, aplikimin e softverit në shoqëri dhe të tregojë për rëndësinë e çështjeve ligjore, të sigurisë dhe shëndetësisë, të lidhura me përdorimin e teknologjisë informative (kompjuteri personal)

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që :

· Të numërojë (9) elementet më të rëndësishme të një programi,

· Të tregojë (3) elementet më të rëndësishme të pajisjeve hyrëse/dalëse (ang.nput/output devices),

· Të përshkruajë shkurtë funksionet, (3) më të rëndësishme, të pajisjeve hyrëse/dalëse,

· Të shpjegojë konceptin e deponimit dhe ruajtjes së të dhënave,

· Të japë së paku (4) situata, ku Teknologjia Informative përdoret në jetën e përditshme,

· Të japë së paku (4) applikacione, ku softveri është përdorur, për të përkrahur jetën profesionale,

· Të përshkruajë komplikimet gjatë përdorimit të kompjuterit lidhur me shëndetin personal,

· Të tregojë masat për mbrojtjen e kompjuterit personal nga hyrjet e palejuara,

· Të tregojë komplikimet ligjore gjatë përdorimit të softverit të piratizuar

RM 4,

RM 5,

RM 6

IV

Ese-testi i shkurtër për të paraqitur hapat e ndërmarrë, për procesin e ngritjes së sistemit kompjuterik pa sistem operativ të instaluar paraprakisht, për të formatizuar dhe ndarë hard diskun si dhe për instalimin e sistemit operativ.

Demonstrimi praktik- I pajisur me një kompjuter (me instalim paraprak të sistemit operativ) dhe me një pajisje shtesë hyrëse/dalëse, nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë që të lëshojë në punë dhe të ndalë kompjuterin, si dhe të instalojë një pajisje shtesë hyrëse/dalëse.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që të :

· numërojë hapat e ndërmarrë për procesin e ngritjes së sistemit të një kompjuteri personal, pa instalim paraprak të sistemit operativ,

· numërojë procedurat për formatizimin dhe ndarjen e hard diskut.

· numërojë hapat e ndërmarrë në instalimin e një sistemi operativ prej CD,

· kontrollojë lidhjet e jashtme të sistemeve,

· startojë një kompjuter,

· instalojë një pajisje shtesë hyrëse/dalëse për kompjuterin personal,

· ndalë kompjuterin personal.

RM 7

IV

Demonstrim praktik-I pajisur me një kompjuter personal (ang.PC) me sistem operativ të instaluar paraprakisht dhe një disk, i cili përmban selektimin e rreth 20 fajllave të klasifikuara nga llojet e ndryshme të fajllave (doc, txt, xls, bmp, etj.), nxënësi duhet të jetë në gjendje të marrë informatat lidhur me operimin dhe përdorimin e kompjuterit; të kryejë operacione të ndryshme të shoqëruara me manipulimin në mjedisin e desktopit, të menaxhojë shtypjen (ang.print), folderat dhe fajllat, si dhe të marrë informata të veçanta nga funksioni ndihmës “HELP”.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :

· përdorë madhësinë e memorjes së kompjuterit,

· tregojë verzionin e sistemit operativ të përdorur,

· rregullojë organizimin e desktopit (rezolucionin e ekranit, pamjen e jashtme (ang.appearance) dhe prapavijën e desktopit (ang.desktop background) )

· zgjedhë një printer si printer aktiv (ang.default printer) nga lista e printerëve të instaluar,

· krijojë një folder dhe nënfolder,

· kopjojë fajllat prej një disku në një folder ose nënfolder,

· transferojë fajllat nga një nënfolder në nënfolderin tjetër,

· emërtojë fajllat,

· fshijë fajllat

· përdorë funksionet ndihmëse dhe përkrahëse të sistemit operues për marrjen e informatave për përbërjen e hardverit të kompjuterit.

· shtypë informatat e fituara ose t’i ruajë si fajll

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në laboratorin kompjuterik.

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje adekuate të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke u ofruar mundësi nxënësve që të zbulojnë dhe të ushtrojnë aq sa është e mundur.

· Nxënësit duhet të inkurajohen të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve, hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike.

· Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultat të arritur në mësim (shih procedurat e vlerësimit).

Baza materiale e domosdoshme

Për realizimin e përshtatshëm të modulit, është e domosdoshme të sigurohen rrethanat, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

· Laboratori kompjuterik (përfshirë edhe materialin konsumues

si disqet, letra etj),

· OHP-projektori,

· Materialet për mësimdhënie, përfshirë transparencat e OHP,

për tu ndihmuar nxënësve të parafytyrojnë procedurat dhe

proceset, të cilat nuk mund të demonstrohen ose praktikohen.

· Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

2. Matematika Teknike (Moduli 1)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Matematika Teknike (Moduli 1)

EL-MT-1

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të merret me paraqitjen grafike të funksioneve të ndryshme algjebrike, trigonometrike, eksponenciale dhe logaritimike. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të hartojë grafikun e funksioneve algjebrike, trigonometrike, eksponenciale dhe logaritmike, që aplikohen në inxhinierinë elektrike/elektronike. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të zgjidhur dhe për të manipuluar me funksionet e zakonshme në inxhinierinë elektrike/elektronike dhe të hartojë diagramin fazor të qarqeve të rrymës alternative AC (ang.alternating current), RC-RL-RCL.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësi të ketë çertifikatën e edukimit të obligueshëm.

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të paraqesë grafikisht funksionet algjebrike, trigonometrike, logaritmike dhe eksponenciale, që aplikohen në inxhinierinë elektrike/elektronike.

Përmbajtja

· Kalkulatori (shkencor),

· Boshtet X-Y të diagramit,

· Njohja me funksionet algjebrike,

· Diagramet e funksioneve të thjeshta algjebrike: y(x) = C * x dhe y(x) = C * x2, dhe aplikimi i tyre në inxhinierinë elektrike/elektronike,

· Njohja e funksioneve trigonometrike,

· Grafikët e funksioneve të thjeshta trigonometrike: y(x) = sin (x), y(x) = cos (x), y(x) = sin (x ( C), y(x) = cos (x ( C) dhe aplikimi i tyre në inxhinierinë elektrike/elektronike,

· Njohja e funksioneve logaritmike,

· Grafikët e funksioneve logaritmike: y(x) = K * lg (C * x), dhe aplikimi i tyre në inxhinierinë elektrike/elektronike,

· Njohja e funksioneve eksponenciale,

· Diagramet e funksioneve eksponenciale: y(x) = C * e ( K* X dhe y(x) = C * (1 - e ( K* X ) dhe aplikimi i tyre në inxhinierinë elektrike/elektronike.

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zgjidhë dhe të manipulojë funksionet eksponenciale të inxhinierisë elektrike/elektronike

Përmbajtja:

· Funksioni y(x) = C * e ( K* X

· Funksioni y(x) = C * (1 - e ( K* X )

· Qarqet e rrymës njëkahore, DC (ang. directing current) me lidhjet serike, paralele, seriko-paralele të RC –RL – RCL.

RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të vizatoj diagramin fazor të qarqeve të rrymës alternative AC (ang. alternating current) RC-RL-RCL.

Përmbajtja:

· Hyrje,

· Diagrami fazor i sinjalit sinusoidal,

· Numri kompleks në trajtën normale dhe polare,

· Aplikimi i numrave kompleks në qarqet e rrymës alternative AC

· Diagrami fazor në qarqet e rrymës alternative AC

Procedura e vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat, që janë përdorur:

RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit

RM 1

IV

Vlerësimi me shkrim (zgjidhja e problemit) - çdo nxënësi duhet t’i jepen (së paku) dy funksione të secilit lloj (algjebrike, trigonometrike, logaritmike dhe eksponenciale), që paraqesin aplikime të zakonshme në inxhinierinë elektrike, si dhe t’i jepen vlerat e x-it, të zgjedhura rastësisht. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e dhëna, duke përdorur kalkulatorin (shkencor) dhe letrën grafike

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

· Të llogarisë vlerat e y-it në funksionet algjebrike, trigonometrike, logaritmike dhe eksponenciale për vlera të dhëna të x-it,

· Të paraqesë grafikisht funksionet eksponenciale, logaritmike, trigonometrike dhe algjebrike që aplikohen në inxhinierinë elektrike/elektronike.

RM 2

IV

Vlerësimi me shkrim (zgjidhja e problemit) - çdo nxënësi duhet t’i jepen (së paku) tri qarqe, të zgjedhura rastësisht, që paraqesin kombinimin e lidhjeve serike, paralele, seriko-paralel të RC-RL- RCL. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e dhëna, duke përdorur kalkulatorin (shkencor) dhe letrën grafike.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që:

· Të përcaktoj konstanten e rrymës dhe atë kohore të qarqeve të rrymës njëkahore DC me lidhjet serike, paralele dhe serike-paralele të RC-RL-RCL

· Të përcaktojë paraqitjen grafike të përgjigjes së këtyre qarqeve.

RM 3

IV

Testi me shkrim, që është kombinim i një testi me përgjegje të shkurtër dhe me zgjidhje të problemit. Çdo nxënësi duhet t’i jepen (së paku) tri qarqe të zgjedhura rastësisht, që paraqesin kombinimin e lidhjes serike, paralele, serike-paralele të RC-RL dhe RCL. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të zgjidhë problemet e dhëna, duke përdorur kalkulatorin (shkencor) dhe letrën grafike.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që:

· Të mbajë në mend përkufizimin e fazorit dhe diagramit fazor,

· Të paraqesë fazorin e një sinjali sinusoidal për çfarëdo këndi të dhënë,

· Të shkruaj numrat kompleks në trajtën normale dhe polare,

· Të përkufizoj madhësinë dhe këndin fazor të qarqeve me lidhjet serike, paralele, serike-paralele të RC-RL-RCL,

· Të hartoj diagramin fazor të këtyre qarqeve.

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në klasë

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje adekuate të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë, aq sa është e mundshme.

· Nxënësit duhet të inkurajohen të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve, hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike.

· Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultati të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit)

Baza materiale e

domosdoshme

Për të realizuar modulin në mënyrë të sukseshme, është e domosdoshme që të sigurohen ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet, si në vijim:

· klasa,

· OHP-projektori,

· materialet e mësimdhënies, përfshirë transparencat e OHP për tu ndihmuar nxënësve që të parafytyrojnë procedurat dhe proceset

· materialet/referencat për hulumtimin përkatës.

3. Bazat e Elektronikës

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Bazat e Elektronikës

EX-FM-1

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet t’i kuptojë bazat e inxhinerisë elektrike. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar qarqet e thjeshta të rrymës njëkahore, DC (ang.Direct Current) dhe qarqet e rrymës alternative, AC (ang. Alternating Current) (një dhe trefazore), aplikimin e parimeve matematikore (aritmetikën, algjebrën, numrat kompleks, diagramet vektoriale të thjeshta dhe trigonometrinë) dhe parimet elektrike (ligjin e Omit, ligjin e Kirkofit etj). Nxënësi duhet të jetë në gjendje të dallojë pajisjet e qarqeve (resistorët, kondensatorët, bobinat/induktorët dhe gjysmëpërçuesitë), mbajtjen në mend të karakteristikave të pajisjeve të tilla, interpretimin e të dhënave për këto pajisje, e ,gjithashtu, edhe identifikimin dhe zgjedhjen e këtyre komponentëve me përdorimin e të dhënave dhe (ose) katalogjeve.

Vlera e Kredisë

36 kredi (216 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm.

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të dallojë pajisjet e qarqeve (resistorët, kondensatorët, pajisjet e bobinës/induktorëve)..

Përmbajtja:

· Rezistorët (klasifikimi, llojet dhe përdorimi)

· Bobina/Induktori (klasifikimi, llojet dhe përdorimi)

· Kondenzatorët (klasifikimi, llojet dhe përdorimi)

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë qarqet e thjeshta të rrymës njëkahore DC (ang. direct current).

Përmbajtja:

· Montimi (komponentet e qarkut) qarqet e thjeshta të rrymës njëkahore DC,

· Tensioni,

· Ligji i Omit,

· Lidhjet serike, paralele, serike-paralele të qarqeve të rezisorëve (R),

· Ligjet e Kirkofit,

· Qarqet paralele dhe serike të kondenzatorëve (C),

· Qarqet paralele RC dhe qarqet serike RC,

· Induktiviteti vetjak i bobinës (L),

· Qarqet serike RL dhe qarqet paralele RL,

· Parimet e induksionit dhe të transformatorit ,

RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë qarqet e thjeshta një fazore të rrymës alternative AC.

Përmbajtja:

· Gjenerimi dhe karakteristikat e rrymës alternative (RRA)

· Rezistorët, bobinat dhe kondensatorët në një qark të rrymës alternative AC me variabla fikse dhe të ndryshueshme të frekuencës,

· Qarqet serike dhe paralele R-L ose R-C ose R-L-C,

· Kompenzimi paralel, kompenzimi serik,

· Transformatori i pa ngarkuar dhe i ngarkuar.

RM 4

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë qarqet e thjeshta tre fazorë të rrymës alternative AC.

Përmbajtja:

· Karakteristikat dhe nocioni themelor i sistemit tre-fazorë,

· Qarku yll (lidhja ylli), ngarkimi simetrik dhe asimetrik,

· Qarku Delta (lidhja trekendëshe), ngarkimi simetrik dhe asimetrik.

RM 5

Nxënësi duhet të jetë në gjendje t’i dallojë pajisjet gjysmëpërçuese, të numërojë (përmend) aplikimin e pajisjeve të tilla me përdorimin e të dhënave dhe (ose) katalogjeve.

Përmbajtja

· Diodat, klasifikimi, karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· Z-diodat, karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· Tranzistorët, klasifikimi, karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· FET, (ang. Field Effect Transistor-tranzistor me efekt fushe) karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· MOSFET, (ang. metal-oxid field effect transistor-tranzistor me efekt fushe me oksid metali) karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· DIAC dhe TRIAC, karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· Tiristorët, karakteristikat dhe të dhënat e tyre,

· IGBTs (ang. insulated gate bipolar transistors – tranzistorët bipolar me gejt të izoluar ), karakteristikat dhe të dhënat e tyre.

Procedurat e vlerësimit

Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga ana e nxënësve nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit, janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat,që janë përdorur:

RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit

RM1

IV

Në një test të kombinuar, me shkrim dhe në mënyrë praktike, nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të dalluar llojet e ndryshëm të resistorëve, bobinës/induktorëve dhe kondenzatorëve, si dhe ta bëjë përzgjedhjen e këtyre pajisjeve për aplikimin e dhënë, me përdorimin e katalogjeve.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

· dalloj tipet e ndryshme të rezistorëve, bobinës/induktorit dhe kondenzatorëve,

· zgjedhë me anën e katalogut rezistorët, bobinën/induktorin dhe kondensatorët, sipas përdorimit të tyre.

RM 2

IV

Në testin me shkrim (zgjidhje të problemit), nxënësi duhet të jetë në gjendje të demonstrojë aftësi për të analizuar qarqet e thjeshta të rrymës njëkahore DC, të bëjë llogaritjen e parametrave dhe të paraqitesë grafikisht reagimin tipikë të këtyre qarqeve. Përveç kësaj, me aplikimin e një ese-testi të shkurtër, nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të shpjeguar principet themelore të induksionit dhe vetë-induksionit, si dhe parimet e transformatorit. Nxënësi duhet, gjithashtu, të hartojë dosjen (portofolin) për të gjitha eksperimentet e realizuara.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që të:

· aplikojë Ligjin e Omit dhe Ligjet e Kirkofit për të analizuar dhe thjeshtësuar qarqet serike, paralele dhe serike-paralele të rezistorëve,

· llogarisë tensionin dhe rrymën në qarqet serike, paralele dhe serike-paralele të rezistorëve,

· llogarisë tensionin dhe rrymën në qarqet serike, paralele dhe serike-paralele të kondenzatorëve,

· shpjegojë karakteristikat e qarqeve serike RC dhe qarqeve paralele,

· vizatojë përgjigja e qarkut serik RC dhe qarqeve paralele,

· shpjegojë definicionin e vet-induktivitetit dhe induktivitetit,

· vizatojë reagimin e qarqeve serike RL dhe qarqeve paralele RL

· shjegojë parimet e transformatorit (Ligji i Faradeit)

RM 3

IV

Përmes testit me shkrim (zgjidhjes së problemit), nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë që të analizojë qarqet e thjeshta të rrymës alternative AC, duke llogaritur parametrat dhe duke bërë vizatimin e diagramit fazor apo vektorial të qarqeve të tilla. Duke aplikuar testin me përgjegje të shkurtëra, nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të shpjeguar kuptimet dhe parimet e qarqeve të rrymës alternative AC. Përveç kësaj, nga nxënësi kërkohet të hartojë dosjen(portfolion) e të gjitha eksperimeneve të realizuara.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që:

· Të shpjegojë kuptimin e fuqisë aktive, fuqisë reaktive, fuqisë së çastit dhe ndërrimin e fazes,

· Të shpjegojë karakeristikat e rezistorëve, bobinës dhe kondenzatorëve në një qark të rrymës alternative AC me frekuencë fikse dhe të ndryshueshme,

· Të vizatojë diagramin fazor të resistorëve, bobinës dhe kondenzatorëve në një qark të rrymës alternative AC me frekuencë fikse,

· Të llogarisë tensionin, rrymën dhe fuqinë në qarqet serike dhe paralele R-L, R-C dhe R-L-C,

· Të vizatojë diagramin fazor të qarqeve serike dhe paralele R-L, R-C dhe R-L-C ,

· Të shpjegojë kuptimin e kompenzimit,

· Të dallojë kompenzimin serik dhe paralel,

· Të shpjegojë funksionin e transformatorit në operacionet e tij pa ngarkesë dhe me ngarkesë,

· Të vizatojë diagramin vektorial të transformatorit pa ngarkesë dhe me ngarkesë,

RM 4

IV

Përmes testit me shkrim, të kombinuar me përgjegje të shkurtëra dhe testit me zgjidhje të problemeve, nga nxënësi kërkohet të shpjegojë karakteristikat dhe kuptimet themelore të sistemit tre-fazësh, duke aplikuar parimet e matematikës. Përveç kësaj, nxënësi duhet të hartojë dosjen(portfolion) e të gjitha eksperimeneve të realizuara.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që:

· Të shpjegojë përparësinë e sistemit tre-fazësh ndaj sistemit një-fazësh

· Të shpjegojë kuptimin e fazës dhe sekuencës së fazës

· Të bëjë dallimin midi qarkut yll dhe qarkut trekëndësh (lidhjes ylli dhe trekëndëshe)

· Të shpjegojë kuptimin e ngarkimit simetrik dhe asimetrik

· Të vizatojë lakoret e tensionit dhe rrymës për sistemin e balansuar sinusoidal tre-fazësh për këndin e dhënë fazor

· Të llogarisë fuqinë aktive, fuqinë reaktive, fuqinë e çastit në sistemin e balansuar sinusoidal tre-fazësh me ngarkim simetrik dhe asimetrik

· Të vizatohet diagrami fazor për sistemin e balansuar sinusoidal tre-fazësh me ngarkim simetrik dhe asimetrik

RM 5

IV

Përmes testit me shkrim, të kombinuar me shumë zgjidhje opcionale dhe (ose) testit të shkurtër me përgjigje, nxënësi duhe të demonstrojë aftësi për të dalluar, numëruar aplikimet dhe për të kujtuar lakoret karakteristike dhe parametrin referues të këtyre pajisjeve. Në testin praktik, nxënësi duhet të demonstrojë aftësi që të caktojë parametrat dhe të zgjedhë pajisjet e tilla duke përdorur të dhënat dhe (ose) katalogjet. Përveç kësaj, nxënësi duhet të hartojë dosjen (portfolion) e të gjitha detyrave të realizuara.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që:

· Të dallojë llojet e ndryshme të pajisjeve gjysëmpërçuese,

· Të numërojë aplikimet e pajisjeve të ndryshme gjysmëpërçuese,

· Të kujtojë lakoret karakteristike dhe parametrat tipik referues të pajisjeve gjysëmpërçuese,

· Të përcaktojë parametrat e pajisjeve gjysëmpërçuese me përdorimin e tabelave,

· Të zgjedhë pajisjet gjysmëpërçuese, duke përdorur të dhënat dhe (ose) katalogjet

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në klasë dhe të begatohet me eksperimente në laboratorin e elektronikës, për të provuar parimet dhe zmadhimin e mëtutjeshëm të të kuptuarit të temave të diskutuara.

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje adekuate të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke ofruar mundësi që nxënësi të gjejë dhe të ushtrojë, aq sa është e mundshme. Ai/Ajo duhet t’i udhëzojë të trajnuarit gjatë realizimit të eksperimenteve të tyre.

· Përveç kësaj, nxënësi duhet të inkurajohet që të marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tij/saj nëpërmjet diskutimit dhe hulumtimit dhe detyrave praktike.

· Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultat të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit)

Baza materiale e domosdoshme

Për realizimin e përshtatshëm të modulit, është e domosdoshme të sigurohen rrethanat, mjetet, pajisjet dhe materialet, si në vijim:

· Dhoma e mësimit dhe laboratori (përfshirë mjetet eksperimentuese dhe instrumentet matëse),

· OHP – Projektori,

· Materialet për mësimdhënie, përfshirë katalogjet, listat e të dhënave dhe transparencat e OHP, për tu ndihmuar nxënësve që të parafytyrojnë procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen,

· Librat/Referencat për hulumtimin përkatës.

4. Ushtrimet Laboratorike dhe matjet në Elektronikë

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Ushtrimet Laboratorike dhe matjet në Elektronikë

EL-MB-2

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të kuptojë parimet e matjeve elektrike dhe përdorimin e matjes për testimin e mjeteve relevante elektronike. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar dhe testuar funksionin e pajisjeve të qarqeve. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë aplikimet e qarqeve të thjeshta dhe të testojë funksionin e tyre, duke aplikuar instrumentet matëse elektronike.

Vlera e kredisë

18 Kredi (108 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm.

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi është në gjendje të përdor matjen dhe të testoj pajisjet.

Përmbajtja

· Matjet, njësitë, gabimet në matje, siguria,

· Konstruktimi, aplikimi, përdorimi dhe përkujdesja për multimetrat (analog dhe digjital),

· Matja e madhësive themelore elektrike (rezistencës, tensionit, rrymës),

· Konstruktimi, aplikimi, përdorimi dhe kujdesja për osciloskopë,

· Konstruktimi, aplikimi, përdorimi dhe përkujdesja për gjeneratorët funksional.

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë dhe të testojë funksionin e pajisjeve të qarqeve gjysëmpërçuese.

Përmbajtja

· Diodat (karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

· Z-Diodat (karakteristiakt dhe testimi i qarqeve)

· Tranzistorët (karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

· Tranzistorët me efekt fushe-FET [ang. Field Effect Transistor) ( karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

· Tranzistor me efekt fushe me oksid metali –MOSFET [ang. metal-oxid field effect transistor] (karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

· DIACs, TRIACs (karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

· Tiristorët (karakteristikat dhe testimi i qarqeve)

RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë aplikimin e qarqeve të thjeshta dhe të testojë funksionin e tyre.

Përmbajtja

· Qarqet multivibruese astabile

· Qarqet multivibruese bistabile

· Qarqet multivibruese monostabile

· Tranzistori i thjeshtë, amplifikatorët FET dhe MOSFET

Procedurat e vlerësimit

Ky modul duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat, që janë përdorur:

RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit,

RM 1

IV

Vlerësimi i njohurive themelore (matjeve, njësive, gabimeve gjatë matjes), bëhet përmes testit me shkrim. Aftësitë vlerësohen me anë të vëzhgimit, gjatë realizimeve të eksperimenteve nga nxënësit dhe vlerësimit të dokumentacionit eksperimental, të përgatitur nga një individ nxënësi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që :

· Të mbajë mend njësitë për madhësitë e zakonshme elektrike (tensionit, rrymës, rezistencës dhe frekuencës),

· Të aplikojë multimetrat, osciloskopët dhe gjeneratorët e frekuencës,

· Të shpjegojë gabimet e zakonshme gjatë matjes,

· Të vëzhgojë udhëzimet e sigurisë gjatë organizimit të matjes dhe ekzekutimit të matjes,

· Të bëjë matjen e rezistencës të pajisjeve të qarqeve,

· Të bëjë matjen e rrymës dhe tensionit në qarqet e rrymës alternative AC dhe rrymës njëkahore DC, duke përdorur multimetrin,

· Të operojë dhe ekzekutojë matjet me osciloskop,

· Të operojë gjeneratorët e frekuencës,

RM 2

IV

Vlerësimi është bërë me anë të vëzhgimit, gjatë realizimit të eksperimenteve nga një nxënës ose grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitur nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio (dosje) të të gjitha eksperimenteve të realizuara për vlerësim.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë dhe të testojë funksionin e:

· Diodave dhe Z-Diodave,

· Tranzistorëve, FET-ve dhe MOSFET-ve,

· DIAC-ve dhe TRIAC-ve,

· Tiristorëve.

RM 3

IV

Vlerësimi bëhet në dy mënyra:

Mënyra e I-rë: Vlerësimi bëhet përmes vëzhgimit të eksperimenteve të realizuara nga një nxënës ose një grup nxënësish dhe vlerësimit të dokumentacionit të eksperimenteve, të përgatitura nga një nxënës. Çdo nxënës kërkohet të dokumentojë dhe përpilojë një portfolio për të gjitha eksperimentet e realizuara për vlerësim.

Mënyra e II-të: Në fund të kursit nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar dhe testuar funksionin e një qarku, aplikativ të zgjedhur rastësisht.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë dhe të testojë funksionin e:

· Qarqeve multivibruese astabile

· Qarqeve multivibruese bistabile

· Qarqeve multivibruese monostabile

· Tranzistori i thjeshtë, dhe amplifikatori i FET-it dhe MOSFET-it

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në laboratorin elektronik.

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje për pjesëmarrje aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundshme.

· Nxënësve duhet tu jepet kohë maksimale që të ushtrojnë dhe të hulumtojnë. Përveç kësaj, nxënësi duhet të inkurajohet që në mënyrë aktive të merrë pjesë në zhvillimin e aftësive të tij/saj, përmes diskutimeve dhe hulumtimeve të mëtejme.

· Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të arritur në të mësuar (shih procedurat e vlerësimit)

Baza materiale e domosdoshme

Për realizimin e duhur të modulit, është e domosdoshme që të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

· Laboratori (përfshirë veglat eksperimentuese, mjetet dhe instrumentet testuese),

· OHP-projektori,

· Materialet për mësimdhënie, përfshirë fletët eksperimentuese, doracakët e instruksioneve dhe transparencat e OHP për të ndihmuar të trajnuarve, për të parafytyruar procedurat dhe proceset që nuk mund të demonstrohen ose praktikohen

· Materialet/Referencat për hulumtimin përkatës

5. Aplikim softveri (moduli 2)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Aplikim softveri (moduli 2)

TI-AS-2

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë për të bërë hulumtime themelore në Web, si dhe të përdorë softverin e postës elektronike. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përdorë aplikacionet e shfletuesit të WEB-it (ang.WEB browser) dhe opcionet për hulumtim, që janë në dispozicion, të aplikojë rezultatet e fletëve (bookmark) të hulumtuara dhe të WEB-faqeve, të bëjë ruajtjaen e WEB faqeve, të bëjë shtypjen e WEB faqeve dhe hulumtimin e raporteve. Shkathtësia për të përdorur softverin e postës elektronike duhet të demonstrohet nga aftësia e të trajnuarit që të dërgojë ose të pranojë porosi, të bashkangjesë dokumente ose folderë në një porosi dhe të organizojë ose menaxhojë folderët ose faqet e adresave (direktoriumet) brenda softverit të postës elektronike.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri paraprake dhe aftësi ekuivalente me njohuritë/aftësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) RM4 deri tek RM 7 të Aplikimit të Softverit (Moduli 1)

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të mbledhë informata nga aplikacioni i Web-it (www)

Përmbajtja:

· Hapja e një aplikacioni të shfletuesit të Web-it (ang.web browsing),

· Ndrrimi i homepage ose startpage-it,

· Qasja në makinën hulumtuese,

· Përdorimi i makinës hulumtuese,

· Rezultatet e hulumtimit me shënuesit të fletës ang.bookmark dhe web faqet,

· Shtypja e raporteve të hulumtimit dhe web faqeve,

· Ruajtja e web faqeve,

· Mbyllja e aplikacionit të shfletuesit të Web-it (ang.web browsing),

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përdorë aplikacionin e postës elektronike (ang.e-mail).

Përmbajtja

· Hapja e aplikacionit të postës elektronike,

· Hapja e porosisë në kutinë postare (ang.inbox) të postës elektronike,

· Përcjellja (ang. forward) e një porosie të pranuar,

· Përpilimi i një porosie në postën elektronike (ang. e-mail)

· Bashkangjitja e një dosje (ang. file),

· Dërgimi i një porosie përmes postës elektronike (ang.e-mail),

· Mbyllja e aplikacionit të postës elektronike.

Procedurat e vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësit, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat, që janë përdorur:

RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit

RM 1

IV

Demonstrimi praktik - Të gjithë nxënësit duhet të pajisen me një kompjuter personal (ang.PC) me sistem operativ të instaluar paraprakisht dhe me një disketë. Më pastaj, është e nevojshme që nxënësi të hapë aplikacionin e shfletuesit të Web-it (web browsing), të ndrrojë homepages ose startpage, dhe të përdorë një vegël hulumtimi për të siguruar infomatën specifike, të shënojë (ang.bookmark), të shtypë dhe të ruajë informatën e siguruar.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të :

· hapë aplikacionin e shfletuesit të web-it (ang. web browsing),

· ndrrojë homepage ose startpage në një URL ose web adresë tjetër.

· hyjë në një vegël hulumtuese (p.sh. http://www.google.com ose http://www.altavista.com),

· shtypë raportin e hulumtuar,

· shënojë raportin e hulumtuar,

· zgjedhë ndonjë web faqe, e cila ofron informata për fjalën kryesore (ang. keyword) dhe të hapë web faqen,

· shtypë web faqen dhe të kthehet në mekanizmin e hulumtimit,

· përpunojë hulumtimin,

· zgjedhë ndonjë web faqe, e cila ofron informata për fjalën kryesore të përpunuar dhe të hapë web-faqen

· shënojë webfaqen

· ruajë webfaqen në diskun e dhënë

· mbyllë aplikacionin e shfletuesit të web-it (ang.web browsing)

RM 2

IV

Demonstrimi praktik- Të gjithë nxënësit duhet të pajisen me një kompjuter personal me sistem operativ të instaluar paraprakisht. Një adresë e postës elektronike duhet të jetë e përgatitur nga secili nxënësi, Para fillimit të testit, instruktori duhet të dërgojë një porosi të shkurtër përmes postës elektronike tek secili nxënës. Përveç kësaj, çdo nxënësi duhet ti sigurohet një disketë, e cila përmban një fajll të bashkangjitur. Nxënësi duhet të hapë një aplikacion të postës elektronike, të përgatisë dhe të dërgojë një porosi eletronike, duke bashkangjitur fajllat, të kopjojë dhe të përcjellë këtë porosi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

· hapë një aplikacion të postës elektronike (e-mail) dhe të hapë një llogari të postës elektronike,

· hapë porosinë (të dërguar nga instruktori) në kutinë postare (ang.inbox) të postës elektronike,

· të përcjellë porosinë në adresën e dhënë të postës elektronike,

· përpilojë një porosi të shkurtër të postës elektronike (teksti i dhënë nga instruktori),

· bashkangjesë fajllin e ruajtur në disketë me porosinë e postës elektronike,

· dërgojë porosi udhëheqësit të testit

· mbyllë aplikacionin e postës elektronike (e-mail)

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në laboratorin kompjuterik

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundshme.

· Nxënësit duhet të inkurajohen të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve, hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike.

· Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultate të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit)

Bazat materiale të nevojshme

Për realizimin e përshtatshëm të modulit, është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

· Klasa,

· OHP-projektori,

· Materialet për mësimdhënie përfshirë transparencat për OHP për tu ndihmuar të trajnuarve që të parafytyrojnë procedurat dhe proceset,

· Librat/Referencat për materialin përkatës.

6. Aplikim softveri (moduli 3)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Aplikim softveri (moduli 3)

TI-AS-3

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për përdorimin e programeve për shkruarjen e tekstit në kompjuter personal. Nxënësi duhet të kuptojë dhe të jetë në gjendje të kryejë operacionet themelore lidhur me krijimin, formatizimin dhe përfundimin e dokumenteve të përpunuara në programin për shkruarjen e tekstit. Nxënësi duhet të demonstrojë kompetencë në përdorimin e disa veçorive më të avancuara siç janë, krijimi i tabelave dhe vizatimeve, përdorimi i fotografive dhe insertimi i simboleve, diagrameve dhe fajllave.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri paraprake dhe aftësi ekuivalente me njohuritë/aftësitë e fituara në rezultatet e mësimit (RM) RM4 deri te RM 7 të Aplikim Softverit (Moduli 1)

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përpilojë një dokument me tekst të thjeshtë, duke përdorur programin për shkruarjen e tekstit.

Përmbajtja

· Hapja e aplikacionit për përpunimin e tekstit,

- Hapja e një dokumenti ekzistent në programin për shkruarjen e tekstit,

· Komandat “Ruaje”(ang. Save) dhe “Ruaje si” (ang.“Save as”),

· Krijimi i një dokumenti të ri me përpunim teksti,

· Shtypja e raporteve të hulumtimit dhe web faqeve,

· Rregullimi i faqes (ang.page setup),

· Shkruarja e tekstit,

· Kopjimi (ang.copy), prerja (ang.cut) dhe zhvendosje (ang.paste),

· Ruajtja e dokumentit (Komandat ”Ruaje” dhe “Ruaje si”),

· Përdorimi i funksionit „Ndihmë“(ang. „Help“),

- Mbyllja e aplikacionit për përpunimin e tekstit.

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të formatizojë një dokument të thjeshtë me përdorimin e programit aplikativ për shkruarjen e tekstit.

Përmbajtja

· Ndërrimi i llojit të shkronjave (ang.font) dhe madhësisë së tyre (ang.font size) në një tekst,

· Formatizimi i paragrafit,

· Formatizimi i prapavijës (ang. background),

· Insertimi i opcionit bullets and numbering ,

· Shtimi i vijave përkufizuese (ang.borders) dhe hijezimit

(ang.shading)

RM 3

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të krijojë tabela.

Përmbajtja

· Insertimi i tabelës,

· Shtimi i kolonave (ang.columns) dhe rreshtave (ang.rows) në tabelë,

· Fshirja (ang.delete) e kolonave dhe rreshtave në tabelë,

· Bashkimi (ang.merge) dhe ndarja (ang.split) e qelulave (ang.cells) në tabelë,

· Formatizmi i tabelës,

· Shëndrrimi i tabelës në tekst dhe tekstit në tabelë,

· Hartimi i tabelës.

RM 4

Nxënësi është në gjendje të:

Përmbajtja

· Krijojë një vizatim duke përdorur vijat (ang.lines), shigjetat (ang.arrows), këndet e drejta (ang.rectangles), format ovale dhe kutitë për shkruarjen e teksteve (ang.text boxes)

· Krijojë një vizatim duke përdorur auto-format (ang.auto-shape)

· Formatizojë vizatimin

RM 5

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përdorë urdhërat (opcionet) për insertimin e simboleve, diagrameve, fajllave dhe fotografive.

Përmbajtja:

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një simbol,

· të zgjedhë, insertoj dhe formatizoj një fajll,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një diagram,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një klip art,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një word art,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një grafikë (skemë),

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një fotografi nga fajlli

RM 6

Nxënësi duhet të jetë në gjendje t’a pregatisë një tekst të shkruar, të gatshëm për distribuim.

Përmbajtja:

· Kontrollimi gramatikor dhe shkronjë për shkronjë i tekstit të shkruar (ang.spelling and grammar)

· Formatizimi përfundimtar i tekstit të shkruar,

· Rregullimi i shtypjes (ang.print setup), pamja e dokumentit para shtypjes (ang.print preview), dhe shtypja (ang.print).

Procedurat e vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e caktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit janë përmbushur në nivel të pranueshëm

Në vijim janë dhënë shkurtesat që janë përdorur:

RM Rezultatet e mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit.

RM 1

IV

Vlerësimi është i bazuar në rezultatet e nxënësit të pëgatitura gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Nxënësi duhet të përpilojë një dosje, e cila i përmbanë rezultatet e mësimit. Çdo nxënës duhet të përpilojë një dokument me tekst të shkruar (së paku) në fletën me format A4, të shkruar sipas llojit dhe madhësisë së shkronajve të dhëna, nga një temë e njohur për të trajnuarin. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër (opcion) të përdorur, sipas radhës së përdorimit.

Nxënësi duhet të jetë i pajisur me një kompjuter personal me sistem operativ të instaluar paraprakisht dhe programin aplikativ për shkruarjen e tekstit e ,gjithashtu, edhe me një diskete, e cila përmban dokument me tekst të shkruar, i cili ofron informatat me kryesore në lidhje me temën e zgjedhur.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që të:

· hapë aplikacionin e përpunimit të tekstit,

· krijojë një dokument të ri të zbrazët,

· rregullojë faqen e dokumentit të zbrazët,

· përpilojë një tekst lidhur me temën e dhënë me përmbajtje të njohur,

· ruajë këtë dokument të ri si fajll me tekst të shkruar,

· hapë dokumentin e dhënë me tekst të shkruar (në disk),

· kopjojë një paragraf nga ky dokument, të krijojë një dokument të ri dhe të bartë paragrafin e kopjuarë në dokumentin e ri,

· ruajë dokumentin e ri,

· përdorë funksionin „Ndihmë“ (ang.Help), që është në dispozicion,

· mbyllë dokumentin e ri,

· mbyllë dokumentin e dhënë pa e ruajtur,

· mbyllë programin aplikativ për shkruarjen e tekstit.

RM 2

IV

Vlerësimi është i bazuar në rezultatet e përgatitjes së nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër apo opcion të përdorurë, sipas radhës së përdorimit dhe t’i përmbledhë të gjitha dokumentet në dosje(portfolio). Nxënësi është i pajisur me një kompjuter personal, në të cilin është i instaluar një sistem operativ dhe program aplikativ për shkruarjen e tekstit, e gjithashtu edhe me një diskette, e cila përmban dokumentin e përpiluar më herët nga nxënësi.

KR

Nxënësi është në gjendje të:

· ndërrojë llojin dhe madhësinë e shkronjave në një dokument,

· ndërrojë barazimin dhe rradhitjen e rreshtave (ang.alignment) dhe hapësirën ndërmjet rreshtave (ang.space paragraph)

· ndërrojë prapavijën e dokumentit (ngjyrën dhe efektin e mbyshjes ose printed watermark)

· numërojë paragrafet,

· shtojë kufinjtë dhe hijezimet në paragraf,

· insertojë opcionin bullets në fillim të çdo fjalie të paragrafit.

RM 3

IV

Vlerësimi bazohet në rezultatet e përgatitjes së nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër apo opcion të përdorur sipas radhës së përdorimit dhe t’i përmbledhë të gjitha dokumentet në dosje. Nxënësi është i pajisur me një kompjuter personal, në të cilin është i instaluar një sistem operativ dhe program aplikativ për shkruarjen e tekstit, e gjithashtu edhe me një diskette, e cila përmban dokumentin e përpiluar më herët nga nxënësi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëjë:

· Insertimin e tabelës,

· Shtimin e kolonave (ang.columns) dhe rreshtave (ang.rows) në tabelë,

· Fshirja (delete) e kolonave dhe reshtave në tabelë,

· Bashkimi (ang.merge) dhe ndarja (ang.split) e qelive (ang.cells) në tabelë.

RM 4

IV

Vlerësimi bazohet në rezultatet e përgatitjes së nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër apo opcion të përdorur sipas radhës së përdorimit dhe t’i përmbledhë të gjitha dokumentet në dosje. Nxënësi është i pajisur me një kompjuter personal, në të cilin është i instaluar një sistem operativ dhe program aplikativ për shkruarjen e tekstit, e gjithashtu edhe me një diskette, e cila përmban dokumentin e përpiluar më herët nga nxënësi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

Përmbajtja

· Krijojë një vizatim duke përdorur vijat (ang.lines), shigjetat (ang.arrows), këndet e drejta (ang.rectangles), format ovale dhe kutitë për shkruarjen e teksteve (ang.text boxes,)

· Krijojë një vizatim duke përdorur auto-forma (ang.auto-shape),

· Formatizoj vizatimin.

RM 5

IV

Vlerësimi bazohet në rezultatet e përgatitjes së nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër apo opcion të përdorur sipas radhës së përdorimit dhe t’i përmbledhë të gjitha dokumentet në dosje. Nxënësi është i pajisur me një kompjuter personal, në të cilin është i instaluar një sistem operativ dhe program aplikativ për shkruarjen e tekstit, e gjithashtu edhe me një diskette, e cila përmban dokumentin e përpiluar më herët nga nxënësi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje :

Përmbajtja

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një simbol,

· të zgjedhë, insertoj dhe formatizoj një fajll,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një diagram,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një klip art,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një word art,

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një grafikë (skemë),

· të zgjedhë, insertojë dhe formatizojë një fotografi nga fajlli

RM 6

IV

Vlerësimi bazohet në rezultatet e përgatitjes së nxënësit gjatë procesit të mësimdhënies-mësimit. Është e nevojshme që nxënësi të dokumentojë çdo urdhër apo opcion të përdorur sipas radhës së përdorimit dhe t’i përmbledhë të gjitha dokumentet në dosje. Nxënësi është i pajisur me një kompjuter personal, në të cilin është i instaluar një sistem operativ dhe program aplikativ për shkruarjen e tekstit, e gjithashtu edhe me një diskette, e cila përmban dokumentin e përpiluar më herët nga nxënësi.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëjë:

Përmbajtja

· Kontrollimin gramatikor dhe shkronjë për shkronjë të tekstit të shkruar (ang.spelling and grammar),

· Formatizimin përfundimtar të dokumentit,

· Rregullimin e shtypjes (ang.print setup), pamjen e dokumentit para shtypjes (ang.print preview), dhe shtypjn (ang.print)

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në laboratorin kompjuterik,

· Instruktori duhet të udhëzojë nxënësit hap pas hapi, përmes njësive mësimore, duke përdorur dokumentin e përgatitur nga nxënësi nga ndonjë temë e njohur, që i është caktuar nxënësit.

· Nxënësit duhet të ushtrojnë hap pas hapi dhe të dokumentojnë çdo urdhër apo opcion të përdorur sipas radhës. Nxënësi duhet të përgatisë punën e tij/saj për tu vlerësuar nga instruktori,

· Vlerësimi duhet të bëhet pas secilit rezultat të arritur të mësimit dhe në bazë të dosjes së përgatitur (shih procedurat e vlerësimit).

Bazat materiale e domosdoshme

Për realizimin e përshtatshëm të modulit, është e domosdoshme që të sigurohen rrethanat, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

· Laboratori kompjuterik (përfshirë edhe materialet

konsumuese, siç janë: disketat, letra etj),

· OHP-projektori,

· Materialet për mësimdhënie përfshirë transparencat e OHP

për tu ndihmuar nxënësve që të parafytyrojnë procedurat dhe proceset.

· Materialet/referencat për hulumtimin përkatës

7. Matematika teknike (moduli 2)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Matematika teknike (moduli 2)

EL-MT-2

Lloji dhe qëllimi i modulit

Ky modul është i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë nxënësi duhet të merret me Algjebrën e Bulit. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të kuptojë përdorimin e algjebrës së Bulit në analizën e Elementeve të Qarqeve Logjike Digjitale. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësi për të analizuar funksionin e Elementeve të Qarqeve Logjike Digjitale me përdorimin e algjebrës së Bulit . Pjesa e dytë kërkon që nxënësi të merret me format valore të zakonshme për inxhinierinë elektrike/elektronike. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vlerat mesatare, efektive dhe kulmore të formave valore të zakonshme.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësit të kenë çertifikatën e edukimit të obligueshëm, njohuri paraprake dhe shkathtësi ekuivalente me njohuritë/aftësitë e fituara në rezultatet e të mësuarit RM1 të Matematikës Teknike (Moduli 1)

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të analizojë funksionin e Elementeve të Qarkut Logjikë Digjital, duke përdorur Algjebrën e Bulit.

Përmbajtja

· Sistemi i numrave decimalë, binaryë, octalë dhe heksadecimalë,

· Operacionet e Algjebrës së Bulit dhe hierarkia e operacionevem,

· Tabela e vërtetësisë

· Operatorët logjik DHE, OSE dhe JO, simbolet dhe tabela e vërtetësisë,

· Operatorët JODHE dhe JOSE, simbolet dhe tabela e vërtetësisë,

· Teoremat themelore të Algjebrës së Bulit

· Aplikimi i Algjebrës së Bulit për analizimin e qarqeve digjitale,

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vlerat mesatare, efektive dhe kulmore të formave valore, më të zakonshme, të inxhinierisë elektrike/elektronike.

Përmbajtja:

· Vlera mesatare, efektive dhe më e madhe e formës valore

· Karakteristikat, vlerat dhe prodhimi,

· Valët sinusiodale,

· Valët kosinusiodale ,

· Vala e plotë dhe gjysmë e plotë sinusiondale e matshme (e rektifikueshme),

· Valët katrore,

· Valët trekëndëshe,

· Valët e dhëmbëzuara ,

Procedurat e

vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat që janë përdorur:

RM Rezultati i mësimit,

IV Instrumentet e vlerësimit,

KR Kriteret e realizimit.

RM 1

IV

Një test me shkrim, që është një kombinim i testit me përgjigje të shkurtëra dhe me zgjidhje të problemit. Testi për zgjidhjen e problemit duhet të sigurojë se nxënësi është në gjendje të merret me secilin qark digjital që është i përbërë nga lidhjet serike-paralele të 5 operatorëve logjikë (DHE, OSE, JO, JODHE ose JOSE), duke aplikuar teoremat themelore dhe tabelat e vërtetësisë.

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje:

· Të shpjegojë dallimin në mes sistemit të numrave decimalë, binarë, oktalë dhe heksadecimalë,

· Të mbajë mend operacionet e Algjebrës së Bulit dhe hierarkinë e operacioneve,

· T’i njohë simbolet dhe tabelat e vërtetësisë për operatorët logjikë DHE, OSE, NUK, JODHE dhe JOSE

· Të aplikojë teoremat themelore të algjebrës së Bulit për të thjeshtësuar (zgjidhur) ekuacionet e Bulit,

· Të aplikojë Algjebrën e Bulit dhe tabelën e vërtetësisë për të analizuar qarqet digjitale.

RM 2

IV

Testi me shkrim është kombinim i testit me përgjigje të shkurtëra dhe me zgjidhje të problemit. Testi për zgjidhjen e problemit duhet të sigurojë se nxënësi është në gjendje të merret me format e dhëna valore (të numëruara si më poshtë)

KR

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të:

· Të shpjegojë definicionin e vlerës mesatare, efektive dhe kulmore

· Paraqesë grafikisht valët sinusoidale, valët kosinusoidale, valët e plota dhe gjysëm të plota sinusoidale të matëshme (të rektifikuara), valët katrore, valet trekëndshe dhe valët dhëmbëzore, për vlerën kulmore të dhënë dhe për periodën,

· Të mbajë mend se si fitohen valët e tilla (në mënyrë elektrike).

· Përkufizojë vlerën mesatare, efektive dhe më të madhe të valëve sinusoidale, valëve kosinusoidale, valëve të plota dhe gjysëm të plota sinusoidale të matshme (të rektifikuara), valëve katrore, valëve trekëndëshe dhe valëve të dhëmbëzuara për vlerën kulmore të dhënë dhe për periodën.

Qasjet e rekomanduara të mësimdhënies dhe të mësuarit

· Ky modul duhet të realizohet në klasë,

· Instruktori duhet të zgjedhë qasje të pjesëmarrjes aktive të mësimdhënies-të mësuarit, duke i ofruar mundësi nxënësit që të gjejë dhe të ushtrojë aq sa është e mundur,

· Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e aftësive të tyre përmes diskutimeve, hulumtimeve dhe ushtrimeve praktike,

· Vlerësimi duhet të bëhet pas çdo rezultati të arritur të mësimit (shih procedurat e vlerësimit).

Baza materiale e domosdoshme

Për realizimin e përshtashëm të modulit është e domosdoshme të sigurohet ambienti, mjetet, pajisjet dhe materialet si në vijim:

· Klasa,

· OHP-projektori,

· Materialet e mësimdhënies, përfshirë transparencat e OHP për t’ju ndihmuar nxënësve që të parafytyrojnë procedurat dhe proceset,

· Materialet/referencat për hulumtimin përkatës.

8. Gjuha angleze teknike (Moduli 1)

PËRSHKRIMI I MODULIT

Titulli dhe shifra

Gjuha angleze teknike (Moduli 1)

EL-GJAT-1

Lloji dhe qëllimi i modulit

Në këtë modul nxënësi duhet të fitojë shkathtësi leximi deri në atë nivel, që i lejon të trajnuarit të zotërojë situatat më të zakonshme të punës. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të merret me tekst të natyrës teknike (doracakët, katalogjet etj) me ndihmën e fjalorit ose burimeve tjera të referuara. Nxënësi duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të përgjegjet në materialin e shkruar për fusha të ndryshme të aplikimit, duke u marrë kryesisht me tema të natyrës së njohur teknike. Nxënësi duhet të demonstrojë aftësinë, që për detajet e kërkuara të bëjë shqyrtimin e një teksti, si dhe të mbledhë informata nga pjesët e ndryshme të tekstit, me qëllim që të hartojë konkluzione të duhura.

Vlera e kredisë

9 kredi (54 orë mësimi)

Niveli hyrës që preferohet

Është e domosdoshme që nxënësi të ketë çertifikatën e edukimit të obligueshëm

Rezultatet e mësimit (RM) dhe përmbajtja

RM 1

Nxënësi duhet të jetë në gjendje që të sigurojë informatën, idetë, dhe opinionin nga tekste të ndryshme.

Përmbajtja

· Materialet e shkruara të përafërta me fushën e tyre profesionale (p.sh.shënimet, doracakët, raportet etj),

· Artikujt e caktuar për rrethin e përgjithshëm të lexuesve (p.sh artikujt e lajmeve),

· Materialet operacionale (p.sh. korrespodenca zyrtare dhe jozyrtare, memorandumet, fakset, format standarde , porositë dhe kërkesat).

RM 2

Nxënësi duhet të jetë në gjendje të sigurojë detaje specifike nga burimet e shkruara.

Përmbajtja

· Materialet e shkruara të përafërta me fushën e tyre profesionale (p.sh. shënimet, doracakët, raportet),

· Artikujt e caktuar për rrethin e përgjithshëm të lexuesve (p.sh artikujt e lajmeve, artikujt e gazetave),

· Tekstet e përmbledhura gjuhësore (p.sh shpalljet, udhëzimet),

· Materialet operacionale (p.sh. korrespodenca zyrtare dhe jozyrtare, raportet),

Procedurat e vlerësimit

Moduli duhet të konsiderohet i përfunduar nga nxënësi, nëse të gjitha kriteret e përcaktuara të realizimit, për çdo rezultat të mësimit , janë përmbushur në nivel të pranueshëm.

Në vijim janë dhënë shkurtesat që përdoren:

RM Rezultatet e mësimit

IV Instrumentet e vlerësimit

KR Kriteret e realizimit

RM 1

IV

Vlerësimi bëhet përmes caktimit të detyrave, të realizuara nga një grup i