Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

25
Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS Analiza dhe Parashikimi pёr tё Hyrat Vetanake në Komunёn e KAMENICËS Ky raport ёshtё pёrgatitur nga RECURA Financials pёr projektin e LOGOS tё implementuar nga Intercooperation Tetor 2010 RECURA Financials Address: Nëna Terezë 28/1, 10000 Prishtina, Kosovo tel: +381 (0)38 777 800, Fax: +381 (0) 38 22 14 14 ; cel: +386(0)49 160 049; 777 800 [email protected] - www.recura.biz

Transcript of Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

Page 1: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

Swiss – Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Analiza dhe Parashikimi pёr tё Hyrat Vetanake në Komunёn e

KAMENICËS Ky raport ёshtё pёrgatitur nga RECURA Financials pёr projektin e LOGOS tё implementuar nga Intercooperation Tetor 2010

RECURA Financials

Address: Nëna Terezë 28/1, 10000 Prishtina, Kosovo

tel: +381 (0)38 777 800, Fax: +381 (0) 38 22 14 14 ; cel: +386(0)49 160 049; 777 800 [email protected] - www.recura.biz

Page 2: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

2 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Pёrmbajtja

HYRJE ................................................................................................ Error! Bookmark not defined.

PERFORMANSA NË TË KALUARËN …………………………………………………………………………..………………..4

PROJEKSIONET E TË HYRAVE VETANAKE PË HYRAVE VETANAKE PËR KOMUNËN E KAMENICËS……………………………………………………………………………………………………………………………..11

Supozimet Parashikuese ........................................................................................................... 11

Të hyrat vetanake të parashikuara – Komuna e Kamenicës ..................................................... 16

FUSHAT POTENCIALE PËR INTERVENIM DHE PËRKRAHJE ............................................................ 23

ANEKSI 1 – TË HYRAT VETANAKE 2007-2009 DHE PARASHIKIMET PËR TË HYRAT VETANAKE 2010-2015 (DOKUMENTI NË EXCEL) ............................................................................................ 25

Page 3: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

3 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

HYRJE Ky raport analizon tё hyrat vetanake nё Komunёn e Kamenicёs dhe bazuar nё tё dhënat e kaluara dhe supozimet e bёra bazuar nё konstatimet nga vizitat nё terren dhe diskutimet me zyrtarёt komunalё, raporti parashikon gjenerimin e tё hyrave vetanake pёr periudhën 2010-2015. Ky raport ёshtё pjesё e angazhimit tё ekspertit financiar nga RECURA Financials,si këshillues i projektit pёr Qeverisje Lokale dhe Pёrkrahje tё Decentralizimit (LOGOS) tё përkrahur nga Agjensioni Zviceran pёr Bashkёpunim dhe Zhvillim,dhe i implementuar nga Intercooperation. Ky raport duhet tё shikohet si i pavarur jashtë vlerësimit tё performancёs komunale nё gjenerimin e tё hyrave vetanake dhe nё vlerësimin e potencialit komunal pёr tё hyrat vetanake nё tё ardhmen. Gjatё parashikimit, këshilluesi përdori performansёn nё tё kaluarën, siç ishte raportuar nё raportet e Auditorit Gjeneral, si dhe supozimet dhe vlerësimet bazuar nё vrojtimet dhe zyrtarëve komunalё. Njё gjё pёr t’í kushtuar vëmendje ёshtё qё si tё gjitha parashikimet, ju duhet tё jeni tё kujdeshёm nё interpretimin e tyre si probabilitete me shumё sesa rezultate tё garantuara. Pёr t’u arritur rezultatet e parashikuara sё pari duhet tё ketë angazhim para së gjithash nga komuna dhe pak përkrahje nga projekti i LOGOS-it dhe palёve tё tjera tё angazhuara me kёtё nivel tё qeverisjes. Raporti mё poshtё skicon performansёn e komunës nё tё kaluarёn nё gjenerimin e tё hyrave vetanake dhe interpreton disa nga studimet pёr kategoritë e tё hyrave vetanake tё ndryshme gjatё periudhës 2007-2009. Pastaj, raporti skicon supozimet e bёra nё modelin parashikues pёr tё bёrё parashikimet pёr gjenerimin e tё hyrave vetanake pёr periudhën 2010-2015. Duke u siguruar se këto parashikime janë arritur, raporti analizon trendet e parashikuara dhe përpiqet qё tё interpretojё shkaqet e performancёs sё tillё tё parashikuar. Më nё fund, raporti jep disa sugjerime treguese nё fushat nё tё cilat komunat do të mund tё ndihmoheshin nga projekti pёr tё arritur objektivin e rritjes sё tё hyrave vetanake tё gjeneruara nga komuna.

Page 4: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

4 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

PERFORMANSA NË TË KALUARËN Gjatё analizimit tё performancёs sё kaluar tё komunës sё Kamenicёs, këshilluesit kanё përdorur raportet e Auditorit Gjeneral, si dhe konsultimet gjithёpёrfshirёse me zyrtarё përkatës komunalё. Kishte shumё çёshtje nё lidhje me raportet e auditorit, qё shkaktuan probleme dhe çёshtje nё lidhje me matjen e saktё dhe raportimin e tё hyrave vetanake nga komunat. Sё pari, raportet e auditorit ishin kontradiktore nё lidhje me klasifikimin dhe regjistrimin e tё hyrave vetanake, duke pёrfshirё emёrimin e ndryshёm pёr tipet e njёjta tё taksave dhe tatimeve. Tjetёr, pёr shkak tё faktit se kompanitё kontraktuese pёr auditim janё ndёrruar mё sё shumti gjatё kёsaj kohe, ka mospёrputhje nё mes tё raporteve tё auditorit pёr tё njёjtёn komunё pёr vite financiare tё ndryshme, duke pёrfshirё edhe rastet kur totalet e ndryshme të së kaluarës

janё raportuar si tё krahasuara me raportet origjinale nga viti financiar i veçantё. Njё çёshtje e rёndёsishme ishte ndryshimi i kodeve ekonomike , posaçёrisht pas futjes nё pёrdorim tё sistemit tё pagesёs UNIREF, me anё tё cilit komunat regjistrojnё tё hyrat tё cilat nuk pёrputhen me atё sesi tatimet dhe taksat janё kategorizuar nё rregulloret komunale. Kёto ndryshime nё mёnyrёn sesi komunat regjistrojnё e pastaj raportojnё tё hyrat vetanake e bёjnё tё vёshtirё tё ekstrapolohet ndonjё trend pёr kategori specifike dhe kёrkojnё detajime tё mёtutjeshme dhe diskutime me zyrtarё komunalё. Pёr mё shumё, auditorёt pёrdorin modelet e tyre pёr tё paraqitur tё hyrat vetanake nga komunat, tё cilat mё tutje krijojnё mungesё tё qartёsimit dhe mbledhjes sё shёnimeve pёr projektime tё mira. Njё diskutim mё i detajuar i performancёs në të kaluarën dhe trendeve pёr kategoritë e ndryshme të tё hyrave vetanake pёr komunën e Kamenicёs , paraqitet pas raportit financiar në të kaluarën për të hyrat vetanake në Komunën e Kamenicës, nё tabelën mё poshtё:

Page 5: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

5 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

2007 2008 2009

Tё hyrat nga tatimi nё pronë 125,882.46 182,500.68 160,119.44

Tё ardhurat nga bizneset Tё hyrat nga taksat nё biznes 83,498.07 83,614.90 78,892.00

Tё hyrat nga licenca komerciale 0.00 10,777.00 5,806.00

Tё hyrat nga licencat për reklamime 0.00 0.00 0.00

Tё hyrat nga licencat dhe shërbimet 0.00 0.00 0.00

Tё hyrat nga licencat për eksploatimin e pyllit 0.00 0.00 0.00

Shfrytëzimi i infrastrukturës rrrugore 0.00 0.00 0.00 Tё hyrat nga gurёthyesit dhe minierat 40.00 17,705.02 5,764.35

Tarifat pёr orët e zgjatura tё punёs 7,413.00 0.00 10,090.00

Tё hyrat nga licencat e bizneseve 8,435.58 8,885.00 1,270.50

Tё hyrat nga shfrytëzimi i pronës komunale Tё hyrat nga parkimi i veturave 0.00 696.90 1,216.70

Të hyrat nga shitja e pronës komunale 0.00 0.00 3,120.00

Tё hyrat nga shfrytëzimi i tokës 6,065.60 7,168.10 5,611.20

Qiraja nga pronat komunale 1,200.00 10,300.00 2,179.00

Tё hyrat nga ofrimi i shërbimeve Tё hyrat nga inspeksioni 4,435.00 10,215.00 7,471.50

Inspektimet veterinare 1,441.02 254.38 243.30

Inspektimi i lokaleve tё ushqimit 0.00 0.00 0.00 Inspektimi i mbrojtjes nga zjarri 0.00 135.00 0.00

Inspektimi i ambientit 0.00 0.00 0.00

Tё hyrat nga planet gjeodezike 0.00 0.00 0.00 Aktivitetet ne terren për matjen e lokacionit-Drejtoria e Urbaniz. 21,970.60 0.00 4,703.50

Inspektimi i planeve urbane- Drejtoria e Urbanizmit 0.00 0.00 0.00

Tё hyrat nga lejet e ndërtimit 2,638.00 36,537.00 1,770.00

Pagesat pёr ndryshimin e dedikimit tё tokёs 13,075.44 0.00 740.00

Lёshimi i lejeve pёr ndërtim 13,245.00 43,373.25 36,281.39

Lejet pёr rrёnim 135.40 0.00 0.00

Shёrbimet tjera 633.00 270.00 0.00

Tё hyrat nga gjobat prej gjykatave, policisё dhe komunёs Gjobat 2,054.00 1,834.00 2,155.00

Gjobat-Pylltari 2,513.87 5,055.80 4,123.92

Tarifat gjyqёsore 67,152.50 73,525.96 87,411.00

Tё hyrat nga gjobat nё trafik 24,895.00 32,650.00 35,051.00

Tё tjera

Pagesa tё tjera 0.00 0.00 0.00

Tё hyrat e tjera 0.00 0.00 0.00

Page 6: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

6 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Tё hyrat nga taksat administrative Taksat pёr regjistrimin e veturave 0.00 39,401.60 43,910.48

Lëshimi i lejeve pёr vozitje 0.00 0.00 0.00

Taksat pёr dokumentet e udhёtimit 0.00 0.00 0.00

Pjesёmarrjet nё tenderё 2,204.50 2,330.00 180.08 Taksa rrugore 0.00 815.00 1,103.00

Çertifikatat e ofiqarisё (lindjes, martesës, vdekjes etj). 26,143.07 50,036.00 83,257.50

Dokumente tё tjera tё ofiqarisё 0.00 0.00 0.00 Vёrtetimi i dokumenteve tё ndryshme 399.07 670.00 4,786.00

Taksa pёr formularё pёr kёrkesa 1,627.00 650.00 0.00

Taksa pёr regjistrimin e trashёgimisё 16,179.10 2,046.00 18,211.00

Pjesёmarrja e qytetarёve (shëndetësi dhe arsimim) Tё hyrat nga kultura 225.00 0.00 0.00

Tё hyrat nga shërbimet shëndetёsore 48,392.60 65,724.60 59,000.91

Tё hyrat nga çerdhja 0.00 0.00 0.00 Tё hyra nga arsimimi i mesёm 6,027.00 10,259.75 9,357.00

Grantet dhe donacionet Pjesёmarrja e qytetarёve nё projekte 108,460.00 172,000.00 44,000.00

Donacione tё huaja 134,000.00 15,667.50 0.00

Donacionet e Kosovёs 0.00 63,266.41 0.00

Tё hyrat e pёrgjithshme vetanake tё gjeneruara gjatё vitit financiar 730,380.88 948,364.85 717,825.77

Tё hyrat e bartura 240,000.00 252,000.00 312,000.00

Totali i pёrgjithshёm 970,380.88 1,200,364.85 1,029,825.77

Tabela 1. Komuna e Kamenicёs –Mbledhja e tё hyrave vetanake nё tё kaluarёn 2007-2009 Gjatё analizimit tё trendeve nё tё kaluarёn tё tё hyrave vetanake nё komunën e Kamenicёs, mund tё vёrejmё si në vijim grupet kryesore tё tё hyrave vetanake. Siç paraqitet nё tabelën 1, komuna e Kamenicёs ka shёnuar njё rritje nё gjenerimin e tё hyrave vetanake prej vetёm mё pak se 30% nё vitin 2008 krahasuar me vitin 2007,kurse nё vitin 2009 tё hyrat vetanake tё gjeneruara janё zvogёluar pёr mё shume se 24% krahasuar me vitin 2008. Faktorёt qё nxisin zvogёlimin pёrfshijnё zvogёlimin e donacioneve nga donatorёt e huaj dhe pjesёmarrjen e qytetarёve nё projektet e investimeve kapitale, zvogёlimin e tё hyrave nga shёrbimet komunale dhe zvogёlimin ne tё hyrat nga taksat e biznesit. Tё hyrat vetanake tё gjeneruara gjatё vitit financiar nё Kamenicё ishin nё njё mesatare prej 17.8% të buxhetit tё pёrgjithshёm vjetor tё vendosur pёr komunën nё fillim tё vitit. Kjo ёshtё paraqitur nё dy figurat mё poshtё:

Page 7: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

7 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Pjesa mё e madhe e tё hyrave pёr kёtё komunё janë gjeneruar nga tatimet nё pronё, tё hyrat nga taksat nё biznes, ofrimi i shërbimeve komunale, gjobave në gjykatë dhe trafik. Njё zbërthim i pjesёmarrjes sё kategorive tё ndryshme paraqitet mё poshtё:

Tatimi në pronë 19%

Bizneset 13%

Shfrytëzimi I pronës komunale

2% Ofrimi i shërbimeve

10%

Gjobat 12%

Taksat administrative dhe tatimet

10%

Pjesëmarrja E qytetarëve (shëndetësi dhe arsim)

8%

Donacione 26%

- THV nё bazё tё kategorive 2008-Kamenicё

Tatimi nё pronё 17%

Bizneset 14%

Shfrytёzimi I pronёs komunale

1%

Ofrimi i shёrbimeve 8%

Gjobat 13%

Taksa Administrative dhe tatime

6%

Pjesёmarrja e qytetarёve (shёndetёsia arsimi)

8%

Donacione 33%

- THV nё bazё tё kategorive 2007-Kamenicё

0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00% 60.00% 70.00% 80.00% 90.00%

100.00%

2007 2008 2009

THV Buxheti i Pёrgjithshёm

0.00

1,000,000.00

2,000,000.00

3,000,000.00

4,000,000.00

5,000,000.00

6,000,000.00

2007 2008 2009

THV Buxheti i pёrgjithshёm

Page 8: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

8 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Gjatё analizimit tё kategorive specifike tё tё hyrave vetanake, mund tё vёrejmё studimin e mёposhtёm. Ekziston njё rritje nё tё hyrat nga tatimi në pronë nё vitin 2008 nё krahasim me vitin 2007. Sidoqoftё tё hyrat janë zvogëluar nё vitin vijues (2009). Ngritja e madhe nё vitin 2008 krahasuar me vitin 2007 ishte kryesisht pёr shkak tё pagesës sё borxhit tё tatimit nё pronё nga viti i kaluar. Zvogёlimi nё grumbullim nё vitin vijues (2009) ishte kryesisht pёr shkak tё faktit se faturat ishin lëshuar vonё dhe ishin disa pagesa tё vonshme. Sidoqoftё, tatimi nё pronё i mbledhur nё vitin 2009 ishte nё një nivel tё mirё dhe mund tё presim qё kjo tё vazhdojё. Niveli i pjesëmarrjes i tatimit nё pronё nё tё hyrat vetanake tё përgjithshme pёr Komunёn e Kamenicёs ishte 17.2%, 19.2% dhe 22.2% respektivisisht pёr periudhёn 2007-2009. Pra, ai ёshtё kontribuesi i vetëm mё i madh nё tё hyrat vetanake , duke përjashtuar donacionet e jashtme dhe pjesëmarrjen e qytetarёve nё projektet e investimit kapitale. Niveli i grumbullimit tё tatimit nё pronё lidhet me çështjet e menaxhimit, pasi që baza e tё dhënave për pronat nuk freskohet rregullisht siç kërkohet nga ligji. Kjo shkakton probleme me faturimin, tё cilat mё tutje përkeqësohen pёr shkak tё faktit se faturimi bёhet nё nivel qendror nga Ministria e Ekonomisё dhe Financave,nё tё cilat komunat gati nuk kanё fare qasje pёr tё ndjekur nё mёnyrё aktive procesin e faturimit. Kushtëzimi nga autoritetet komunale për regjistrimin e veturave me pagesën e tatimit nё pronё ёshtё dëshmuar tё jetё efektiv nё rritjen e shkallës së grumbullimit. Tё hyrat nga bizneset kanё qenё mjaft tё qëndrueshme gjatё periudhës 2007-2008. Nё vitin 2009, tё hyrat e mbledhura janë zvogëluar kryesisht si rezultat i nivelit mё tё ulёt tё zbatimit i motivuar politikisht pёr shkak se viti 2009 ka qenё vit i zgjedhjeve komunale. Pra, ngritja prej 21.7% nё vitin 2008 krahasuar me vitin 2007 ishte pasuar nga njё zvogëlim prej 15.8% nё vitin 2009. Pёrveç tatimit kryesor tё biznesit tё mbledhur nga komuna, i cili mesatarisht llogaritet nё 76.8% tё tё hyrave tё pёrgjithshme nga bizneset gjatё periudhës sё analizuar, janë edhe dy nёn-kategori tjera qё kanё pasur njё efekt tё madh nё tatimin nё biznes dhe ato janë tё hyrat nga gurёthyesit dhe minierat , tё hyrat nga orët e zgjatura tё punës (duke ndikuar bizneset HoReCa

Tatimi në pronë 22%

Bizneset 14%

Shfrytëzimi i pronës komunale

2% Ofrimi i Shërb. 7%

Gjobat 18%

Taksat administrative dhe tatimet

21%

Pjesëmarrja e qytetarëve (shëndetesi

dhe arsim) 10%

Donacione 6%

THV nё bazё tё kategorive 2009-Kamenicё -

Page 9: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

9 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

dhe supermarketet e mёdha) dhe tё hyrat nga licencat tjera profesionale tё biznesit. Ështё interesante tё përmendim se ndryshimet e mёdha nё tё hyra qё vijnë nga licencat pёr gurёthyes, qё sqarohet me ndryshimet nё rregulloren ligjore qё fillimisht caktoi Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapёsinor e pastaj komunën ,njё çёshtje e cila ende nuk ёshtё zgjidhur përfundimisht.Nëse kjo kategori nё fund i caktohet komunave , kjo do tё kishte efekt pozitiv nё tё hyrat vetanake pasi qё kjo ka kontribuar nё mё shumё se 10% nё tё hyrat e gjeneruara nga bizneset. Tё hyrat nga shfrytёzimi i pronës komunale kryesisht vijnë nga shfrytëzimi i tokës komunale dhe qiratë e pronave komunale. Kёto tё hyra janë ngritur mirё nё mes tё viteve 2007 dhe 2008, sidoqoftë nё vitin 2009 ёshtё parё njё zvogëlim nё kёtё kategori tё tё hyrave vetanake. Kontribuesi kryesor nё kёtё zbritje ёshtё rёnia e madhe e tё hyrave qё vijnë nga qiraja e pronave komunale, qё tregon menaxhim jo tё duhur tё aseteve komunale nё dispozicion pёr tu shfrytëzuar me qëllim tё lёshimit me qira . Tё hyrat nga ofrimi i shërbimeve komunale janë gjeneruesit e katërt mё tё mëdhenj tё tё hyrave sipas madhёsisё nё Kamenicё, nёse ne pёrjashtojmё tё hyrat nga gjykata, policia dhe gjobat komunale. Kёto tё hyra sidoqoftë kanё pasur njё lëkundje tё madhe gjatё periudhës sё analizimit, duke kërcyer nga mbi 57 mijё nё mbi 90 mijё nё vitin 2008 dhe pastaj duke zbritur nё vetëm mbi 51 mijё nё vitin 2009. Kontribuesit mё tё mëdhenj nё kёtё ishin zbritjet e mёdha nё tё hyra nga matjet nё terren nga drejtoria e urbanizmit, zvogëlimi i tё hyrave nga tarifat pёr ndërrimin e dedikimit tё shfrytëzimit tё tokës dhe njё zvogëlim i madh nё tё hyrat nga lejet pёr ndërtim dhe licencat pёr ndërtim nё vitin 2009. Kjo mundet pjesërisht tё ndryshohet pasi qё tani ka iniciativa pёr tё ecur përpara me planet rregullative urbane dhe legalizimin e ndërtesave tё paleje, pra mund tё presim qё këto tё hyra tё ngriten prapё, sidoqoftë, pasi qё matjet nё terren iu janë licencuar ofruesve privat nuk mund tё presim rritje të tё hyrave nga kjo vijё e tё hyrave sikur nё nivelin e vitit 2007. Tё hyrat nga gjobat komunale, gjykatës dhe policisё sё trafikut janë njё kontribues i madh nё tё hyrat vetanake gjatё periudhës 2007-09,duke participuar mesatarisht me 13.6% nё tё hyrat e përgjithshme vetanake tё mbledhura. Kontribuesit mё tё mëdhenj nё kёtё kategori janë gjykatat dhe gjobat nё trafik, tё cilat sё bashku pёrbёjnё mё shumё se 90% tё tё hyrave tё gjeneruara nga gjobat. Taksat administrative, tatimet dhe tarifat gjithashtu pёrbёjnё njё përqindje tё madhe tё tё hyrave vetanake tё gjeneruara nё komunën e Kamenicёs, duke u renditur nё vendin e tretё pёr nga madhësia pas tatimit nё biznes dhe pronё (duke pёrjashtuar donacionet ,gjykatat dhe gjobat nga policia ), duke ofruar njё mesatare prej 14.2% tё tё hyrave vetanake. Kontribuesi mё i madh kёtu janë tё hyrat qё vijnё nga lëshimi i vërtetimeve tё ndryshme mesatarisht 54.4% tё tё hyrave tё gjeneruara nga taksat administrative. Tarifa pёr regjistrimin e veturave, e cila ёshtё tarifa mё e madhe nё kёtё kategori , duke siguruar mё shumё se 40% tё tё hyrave administrative ka pasur njё rritje tё vazhdueshme gjatё periudhёs sё analizuar. Tatimi nё vetura

Page 10: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

10 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

pritet tё vazhdojё me kёtё ritëm tё rritjes. Tarifa pёr regjistrimin e trashёgimisё gjithashtu ka pasur lëkundje tё mёdha me njё rёnie tё madhe nё vitin 2008. Tё hyrat nga pjesëmarrja e qytetarёve i referohen vetëm tё hyrave nё shëndetësi dhe arsim, dhe mesatarisht sigurojnë rreth 8.3% tё buxhetit tё pёrgjithshёm komunal. Kёto tё hyra pёrfshijnё bashkё-pagesat nga qytetarёt kur tё marrin shërbime mjekësore dhe pёr pjesëmarrje nё shkollimin e mesëm. Mё nё fund, donacionet e huaja dhe kontributi i qytetarёve nё punёt publike, pёrbёjnё njё përqindje tё madhe tё tё hyrave vetanake nё komunën e Kamenicёs. Edhe pse tё konsideruara si tё hyra vetanake me ligj, këshilluesi mendon se , pёr shkak tё natyrës sё donacioneve (posaçёrisht lëkundjeve dhe problemeve nё donacionet e parashikuara ), këto nёn-kategori nuk janë analizuar mё tutje nё kёtё raport.

PROJEKTIMET E TË HYRAVE VETANAKE PËR KOMUNËN E KAMENICËS

Nё mёnyrё qё tё kryhen projektimet pёr gjenerimin e tё hyrave vetanake, këshilluesi u ballafaqua me

vështirësi në themelimin e një baze për supozimet dhe parashikimet pasi që shënimet e ofruara nuk

janë të specifikuara. Edhe pse komunat kanë vendosur nivelet për tatime, taksa dhe detyrime në

komunë dhe rregullore komunale mesatarisht specifikohen rreth 600 artikuj të ndryshëm të konsideruar

si të hyra vetanake, shënimet nuk janë mbledhur për secilin artikull individual dhe të hyrat janë

regjistruar bazuar në kategori më të mëdha. Më tej, për shkak të ndryshimeve në kodet ekonomike të

përdorura gjatë viteve, disa të hyra janë regjistruar nën artikuj të ndryshëm në vite të ndryshme duke

shkaktuar problem për krahasim. Në lidhje me tatimin në pronë, komunat që nga viti 2008 kanë pasur

vetëm buxhetin e parashikuar dhe shënimet e përgjithshme në shumat e mbledhura, sidoqoftë ata nuk

kanë pasur qasje në faturën e përgjithshme të tatimit në pronë të faturuar për komunën pasi që kjo

bëhet në nivel qendror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave nga Departamenti i Tatimit në Pronë.

Komunat nuk kanë qasje në sistemin të cilin Departamenti i Tatimit në Pronë e përdorë në MEF. Kështu

që, është shumë vështirë të vlerësohet shuma që është e mundshme për t'u mbledhur. Më tej, shumica

e komunave nuk e freskojnë bazën e të dhënave për pronat siç kërkohet (1/3 çdo vit) dhe ky është një

problem i madh në themelimin e bazës së saktë të tatimit në pronë. Sidoqoftë, kjo mundet të ndryshojë

në vitin 2010 pasi që ka indikacione se një projekt i përkrahur suedez do të ndihmojë komunat në

udhëheqjen e regjistrimit të plotë të pronave brenda kufijve të tyre.

Pasi që komunat raportojnë të hyra totale në lidhje me kategoritë apo nën-kategoritë, dhe për shkak të

mungesës së të dhënave për themelimin e një baze të saktë të tatimit , nuk mundemi të përdorim

njësitë dhe çmimin për njësi për gjërat specifike të të hyrave vetanake në kryerjen e parashikimeve.

Kështu që, për të bërë parashikimet këshilluesit janë konsultuar shumë me zyrtarë komunalë për të

fituar një përfytyrim sa më të saktë të mundshëm të performansës së kaluar dhe arsyet për lëkundjet e

mëdha gjatë viteve. Diskutimet me zyrtarë relevant komunalë në lidhje me mbledhjen e të hyrave

Page 11: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

11 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

përkatëse janë mbajtur në mënyrë që të merren informacionet e tyre për trendet e ardhshme

potenciale. Parashikimet më së shumti janë bërë bazuar në dy faktorë, supozimet në rritjen e mbledhjes

së tarifave dhe supozimet e rritjes së natyrshme. Në rastet kur një trend në të kaluarën nuk mund të

krijohet si shkak i luhatjeve në të hyra, përjashtohen vitet e veçanta apo merren mesataret.

Në vijim janë përshkrimet e supozimeve të tatimeve për kategoritë specifike dhe nën-kategoritë e të

hyrave vetanake dhe potenciali i vlerësuar i komunës për të rritur të hyrat vetanake për periudhën 2010-

2015. Edhe viti 2010 parashikohet, si i saktë dhe shënimet e plota për këtë vit nuk ishin në dispozicion të

këshilluesit gjatë kohës së kryerjes së analizave, pra viti 2010 është gjithashtu parashikim. Kjo do të

shërbejë si një bazë e mirë për vlerësimin e saktësisë së supozimeve të bëra atëherë kur shënimet për

vitin 2010 të jenë në dispozicion.

Supozimet parashikuese Këshilluesi ka marr supozimet në vijim kur ka llogaritur të hyrat vetanake për periudhën 2010-2015:

Tatimi në pronë:

Pasi që shënimet e veçuara për zonat e ndryshme urbane nuk janë në dispozicion, dhe këshilluesi nuk ka

qenë në gjendje të merr shënime të sakta nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për faturën e

përgjithshme të tatimit në pronë të faturuar gjatë viteve për komunën, supozimet janë bërë për tarifën

e përmirësuar të grumbullimit dhe rritjen e natyrshme. Përmirësimet në grumbullim janë supozuar të

jenë në 2.5% krahasuar me vitet e mëparshme gjatë periudhës 2010 – 2014, dhe pastaj 1% nga viti 2015

e më tutje. Tarifat e rritjes së natyrshme për pronat e reja të tatueshme janë vlerësuar bazuar në

informatat e zyrtarëve komunalë për trendet e pronave të reja të regjistruara çdo vit dhe rritja e

natyrshme ishte supozuar të jetë 0.3% për dy vitet e para, duke lëvizur në 0.4% në vitin 2012, 0,5% në

2013, 0.6% në vitin 2014 e më tutje.

Tatimet në biznes dhe tarifat:

Sa i përket të hyrave nga tatimi vjetor i biznesit, supozimet janë bërë në grumbullimin e përmirësuar

dhe rritjen e natyrshme. Grumbullimi i përmirësuar është supozuar në 7% krahasuar me vitet e

mëparshme për periudhën 2010 – 2012, 6% në vitin 2013, pastaj një rënie prej 1% në vitin 2014 për

shkak se ai vit do të jetë vit i zgjedhjeve komunale ,pastaj një rritje prej 3% në vitin 2015. Rritja e

natyrshme e bizneseve ishte supozuar bazuar në një vlerësim shumë konservativ të rritjes së ekonomisë

në Kosovë. Kështu që tarifat e supozuara të rritjes ishin si në vijim: 2% për vitet 2010-2011, 3% në vitin

2012, 4% në vitin 2013, 5% në vitin 2014 dhe 6% në vitin 2015. Kjo reflekton hapin më të ngadalshëm të

efektit të rrjedhjes së ngadalshme të zhvillimit ekonomik në Kosovë në bizneset komunale.

Të hyrat nga licencat e gurëthyesve ishin supozuar të ndjekin vetëm rritjen e natyrshme, pasi që

grumbullimi nga këto biznese është shumë i mirë. Sidoqoftë, për shkak të çështjes së pronësisë së kësaj

Page 12: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

12 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

të hyre duke lëvizur para e prapa nga komuna në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor,ne

kemi marr mesataren nga këto licenca në bazën fillestar. Pastaj, ne kemi supozuar shkallën e njëjtë të

rritjes së natyrshme siç konstatohet më lart në tatimin në biznes.

Të hyrat nga lejet e tjera të biznesit, licencat për orët më të gjata të punës dhe licencat për shërbime

janë supozuar të rriten për shkak të grumbullimit të përmirësuar dhe rritjes së natyrshme , dhe këto janë

supozuar të jenë të njëjta si ato për tatimin vjetor të biznesit.

Të hyrat nga tarifat për shfrytëzimin e pyllit tregojnë një potencial të madh pasi që kjo tarifë ishte

mbledhur nga agjensioni kombëtar i pylltarisë dhe vetëm 20% e të hyrave janë transferuar në komunë.

Sidoqoftë, nga viti 2010 këto tarifa do të mblidhen tërësisht nga komuna dhe ne supozojmë se në të

ardhmen e parashikueshme kjo do të vazhdojë të jetë si e ligjshme. Pra sa i përket grumbullimit të

përmirësuar, është një rritje prej 2.8 herë në vitin 2010,me një rritje prej 2% për vitet 2011-2012, dhe

pastaj 3% në vitin 2013, 4% pas vitit 2014. Rritja e natyrshme e supozuar ishte 3% në vitin 2010, 4% në

vitin 2011, 5% në vitin 2012 e më tutje,për shkak të menaxhimit më të mirë të pyjeve nga komuna.

Të hyrat nga shfrytëzimi i pronës komunale:

Të hyrat nga shitja e pronës komunale janë supozuar të qëndrojnë në shitjen e veturave dhe pronave të

tjera të luajtshme dhe jo në lidhje me asetet e pasurisë së patundshme. Ky supozim është bërë për

shkak të situatës së paqartë në mes të Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe Komunave në lidhje me

atë se kush ka të drejtë të menaxhojë apo shes pronën e titulluar nën komunën. Pra, ne kemi supozuar

një shitje të veturave në vitin 2015 të njëjtë me atë në vitin 2009 pasi që këto do të jenë plotësisht të

amortizuara në regjistrat komunal .

Të hyrat nga shfrytëzimi i tokës komunale janë supozuar të rriten nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë

nga sektori privat dhe menaxhimin e përmirësuar nga komuna. Rritja është faktorizuar në të hyrat

mesatare që vijnë nga ky artikull dhe janë supozuar të jenë 2% gjatë vitit 2010 dhe vitit 2011, 3% në

vitin 2012, 4% në vitin 2013, 5% në vitin 2014 dhe 6% në vitin 2015.

Të hyrat që vijnë nga qiradhënia e aseteve komunale (hapësira) janë supozuar të rriten për shkak të

shfrytëzimit më të mirë pa rritje të re. Shfrytëzimi i përmirësuar ishte supozuar të jetë 2% në vitin 2010,

4% në vitin 2011, 5% në vitin 2012, 10% në vitin 2013 dhe 15% në vitin 2014, pa rritje të mëvonshme.

Të hyrat nga shfrytëzimi i hapësirave komunale për parkim ishin supozuar të rriten si në menaxhimin

më të mirë ashtu edhe në rritjen e hapësirave të reja për parkim. Menaxhimi i përmirësuar ishte

supozuar të rezultojë në një ngritje prej 3% në vitin 2010, 4% në vitin 2011, 5% në vitin 2012-2013, 3%

në vitin 2014 dhe 2% në vitin 2015. Sa i përket rritjes së hapësirave dhe regjistrimit të veturave të reja

në komunë ishte supozuar të jetë 2% në vitin 2010-2011, 3% në vitin 2012, 4% në vitin 2013, 5% në vitin

2014 dhe 6% në vitin 2015,duke reflektuar rritjen e ekonomisë.

Të hyrat nga ofrimi i shërbimeve komunale:

Page 13: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

13 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Të hyrat nga inspektimet janë konsideruar si të ulëta për shkak të mungesës së zbatimit. Kështu ne kemi

supozuar një rritje prej 30% në vitin 2010, 20% në vitin 2011, 15% në vitin 2012, 10% në vitin 2013 dhe

5% në vitin 2014 e më tutje. Rritja e natyrshme ishte supozuar të jetë e njëjtë si edhe për pronat e reja

të regjistruara në komunë duke pasuar një rritje prej 0.3% në vitin 2010-2011, 4% në vitin 2012, 5% në

vitin 2013, 6% në vitin 2014 e më tutje.

Të hyrat nga inspektimi për mbrojtjen kundër zjarrit janë konsideruar të ulëta dhe është bërë një

supozim në potencialin e tanishëm si një bazë fillestare në shumën prej 250 Euro/vit,me një rritje prej

5% për vitet pasuese.

Të hyrat nga lëshimi i Lejeve Urbane ishin supozuar të rriten si shkak i grumbullimit të përmirësuar dhe

rritjes së natyrshme. Grumbullimi i përmirësuar ishte supozuar të jetë 2.5% gjatë periudhës 2010-2014,

duke u zvogëluar në rritje prej 1% për vitin 2015 e më tutje. Rritja e natyrshme e supozuar ishte e njëjtë

si për pronat e reja të regjistruara.

Të hyrat nga kërkesat për Leje për Ndërtim janë supozuar të rriten paralel me ato të lejeve urbane dhe

është përdorur i njëjti supozim për rritje.

Të hyrat nga planet e gjeodezisë dhe inspektimet ne terren dhe matjet nga drejtoria e urbanizmit ishin

supozuar të kenë trende negative te shpejta pasi që legjislacioni i ri parasheh mundësinë për sektorin

private të ofrojë këtë shërbim. Kështu që ne kemi supozuar një zvogëlim prej 50% në të hyrat e

gjeneruara në vitin 2010, 30% në vitin 2011, e pasuar nga një reduktim i mëtutjeshëm prej 20% në vitin

2012 dhe pastaj të mbetet në nivelin e njëjtë nga viti 2012 e më tutje, duke reflektuar që një pjesë e

këtij biznesi ende do të rrjedh nëpër komunë.

Tarifat për ndërrimin e destinacionit të tokës ishin supozuar të rriten nën supozimin e njëjtë si lejet për

ndërtim të paraqitur më lart.

Tarifat për përcaktimin e kufijve të ngastrës, etj. ishin supozuar të zvogëlohen për 5% çdo vit krahasuar

me vitin e mëparshëm, prapë për shkak të licencimit të ofruesve privat.

Tarifat e regjistrimit të pronësisë dhe trashëgimisë së pronësisë janë supozuar të rriten me një rritje të

natyrshme të ekonomisë komunale dhe të pasojë një rritje prej 2% për vitin 2010-2011, 3% në vitin

2012, 4% në vitin 2013, 5% në vitin 2014 dhe 6% në 2015 e më tutje.

Kontributet e tjera dhe tarifat janë supozuar të rriten për 5% në vit përtej mesatares së grumbulluar në

2007-2009.

Tarifat për inspektimet veterinare janë supozuar të pasojnë një mostër të rritjes prej 3% në vitin 2010,

4% në vitin 2011, 5% në vitin 2012-2013, dhe pastaj 3% in 2014 dhe 4% më tutje, prapë pjesërisht duke

reflektuar supozimet e rritjes së ekonomisë komunale.

Të hyrat nga gjykata, policia dhe gjobat komunale :

Page 14: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

14 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Gjobat komunale ishin supozuar të rriten për 2% në vitin 2010-2011, dhe pastaj me 3% në vitin 2012,

4% në vitin 2013, 5% në vitin 2014 dhe 6% në vitin 2015 e më tutje,për shkak të shtimit të popullsisë ,

planifikimit më të mirë dhe zbatimit.

Gjobat në pylltari ishin supozuar të rriten për shkak të zbatimit më të mirë, planifikimit dhe rritjes

ekonomike. Rritja e supozuar për shkak të zbatimit ishte 5% në vitin 2010-2011, 4% në vitin 2012, 3%

në vitin 2013-2014, dhe 2% pas 2015. Rritja për shkak të rritjes së ekonomisë komunale supozohet të

jetë e njëjtë si për gjobat komunale më lart.

Gjobat nga gjykata dhe trafiku gjithashtu ishin supozuar të rriten duke reflektuar rritjen e ekonomisë

komunale me shkallën e njëjtë të rritjes si më lart.

Të hyrat nga taksat administrative dhe tatimet:

Si bazë për parashikimin e të hyrave për Taksën e regjistrimit të veturave është marr mesatarja e të

hyrave për vitet 2007-2009. Pastaj është supozuar një rritje prej 7% për 2010, 6% në vitin 2011,duke u

zvogëluar në 4% për vitin 2012-2013,prapë duke u rritur në 5% për vitin 2014 dhe 7% për vitin 2015.

Kjo rritje ishte supozuar të vijë nga numri i rritur të veturave të regjistruara dhe gjithashtu shuma e rritur

e tatimit për vitet në vijim.

Gjatë parashikimit të të hyrave për pjesëmarrje në tender , ne kemi supozuar një rritje për shkak të

transparencës së shtuar në komunë dhe efektet e buxhetit komunal të rritur si shkak i rritjes ekonomike

në Kosovë. Si rezultat, ne kemi supozuar një rritje prej 3% në vitin 2010-2011, 5% në vitin 2012, 6% në

vitin 2013, 7% në vitin 2014, 8% në vitin 2015 e më tutje.

Të hyrat në taksën rrugore janë supozuar të rriten me të njëjtin hap me taksën e regjistrimit të veturave,

pra janë aplikuar të njëjta supozime.

Të hyrat nga lëshimi i vërtetimeve tjera janë llogaritur duke marr për bazë mesataren e të hyrave në të

kaluarën nga ky artikull dhe pastaj aplikimin e një shkalle të rritjes të zvogëluar për të arritur të hyra si

në të kaluarën. Kështu që shkalla e rritjes fillon me 14% në 2010, duke u zvogëluar për 1% në vit dhe

përfunduar me 8% në vitin 2015 e më tutje.

Të hyrat nga vërtetimi i dokumenteve janë supozuar të rriten me të njëjtën mostër të lëshimit të

vërtetimeve të tjera. Shkalla e rritjes e supozuar këtu ishte 16% për vitin 2010-2011, 14% në vitin 2012,

12% në vitin 2013, 11% në vitin 2014, dhe përfunduar me 10% për vitin 2015 e mëtutje.

Të hyrat nga certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes ishin supozuar të rriten me rritjen e popullsisë.

Duke pasur parasysh popullsinë e re dhe nevojën e madhe për dokumente të tilla nga kjo kategori e

Page 15: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

15 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

qytetarëve ne kemi supozuar një shkallë të rritjes prej 5% për vitin 2010-2012, 4% për vitin 2013, 3% për

vitin 2014 dhe 2% në vitin 2015 dhe më tutje.

Pjesëmarrja e qytetarëve në shëndetësi dhe arsim :

Të hyrat nga pjesëmarrja në shërbimet shëndetësore, pjesëmarrja për shpenzimet për çerdhe dhe të

hyrat nga arsimi i mesëm ishin supozuar të rriten me shtimin e popullsisë , me shkallën e supozuar të

rritjes të njëjtë me atë të certikatave të lindjes, martesës, vdekjes dhe të tjera më lart.

Grandet dhe donacionet:

Këshilluesit nuk kanë bërë ndonjë supozim në lidhje me të hyrat e parashikuara nga donacionet

kosovare dhe të jashtme e as pjesëmarrjen e qytetarëve në projektet e investimeve kapitale. Kjo është

për shkak se është vështirë të vlerësohet numri apo madhësia e përkrahjes së donatorëve të ardhshëm

në komunë. Sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në projektet e investimeve kapitale, ka pasur

indikacione nga zyrtarët komunalë se kjo politikë do të hiqet si një vendim politik dhe se qytetarët do të

inkurajohen të paguajnë tatimet e tyre në pronë në mënyrë që të jenë në përparësi kur të vendosen për

lokacionin e projekteve komunale për investime kapitale. Sidoqoftë, kjo fushë mbetet një kontribuues i

madh në të hyrat vetanake për komunën dhe si asistencë e tillë mund ti ofrohet komunës në lidhje me

identifikimin e donatorëve potencial dhe programeve përkrahëse, dhe pastaj të përkrahin komunën për

t’iu qasur këtij lloji të përkrahjes.

Page 16: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

16 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Të hyrat vetanake të parashikuara –Komuna e Kamenicës

LLOJI I TË HYRAVE VETANAKE 2007 2008 2009 F 2010 F 2011 F 2012 F 2013 F 2014 F 2015

1 TATIMI NË PRONË 125,882.46 182,500.68 160,119.44 164,602.78 169,211.66 174,118.80 179,342.36 184,901.98 187,860.41

2 TAKSAT NË BIZNES DHE TATIMET 99,386.65 120,981.92 101,822.85 128,652.11 139,455.35 152,483.61 166,733.69 148,794.28 161,132.38

3 TË HYRAT NGA SHFRYTËZIMI I PRONËS KOMUNALE 7,265.60 18,165.00 12,126.90 18,190.80 18,815.84 19,666.55 21,214.69 23,585.23 29,164.01

4 TË HYRAT NGA OFRIMI I SHËRBIMEVE 73,752.56 92,830.63 69,420.69 79,409.84 83,045.77 86,731.34 90,298.23 93,544.90 96,439.48

5 TË HYRAT NGA GJOBAT KOMUNALE, TËE GJYKATAVE DHE POLICISË

96,615.37 113,065.76 128,740.92 132,519.05 135,439.91 139,734.65 145,509.84 152,984.14 162,306.34

6 TË HYRAT TJERA 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00

7 TË HYRAT NGA TAKSAT ADMINISTRATIVE DHE TATIMET 30,373.64 93,902.60 133,237.06 142,619.93 150,943.39 158,662.28 165,715.10 172,584.90 179,799.83

8 PJESËMARRJA E QYTETARËVE(SHËNDETËSI DHE ARSIM) 54,644.60 75,984.35 68,357.91 71,775.81 75,364.60 79,132.83 82,298.14 84,767.08 86,462.42

9 GRANTET DHE DONACIONET 242,460.00 250,933.91 44,000.00 0.00 100,000.00 10,400.00 10,500.00 10,600.00 10,700.00

T O T A L : 730,380.88 948,364.85 717,825.77 737,770.32 872,276.52 820,930.06 861,612.05 871,762.52 913,864.87 Ndryshimi në përqindje nga viti në vit në THV të gjeneruara 0.298452459 -0.243091127 0.0277847 0.182314463 -0.058865 0.049556 0.01178079 0.048295669

Të hyrat e bartura 240,000.00 252,000.00 312,000.00 184,442.58 191,900.83 139,558.11 129,241.81 104,611.50 91,386.49

TOTALI I PËRGJITHSHËM NË DISPOZICION TË KOMUNËS 970,380.88 1,200,364.85 1,029,825.77 922,212.92 1,064,177.53 960,488.11 990,853.91 976,374.03 1,005,251.41

Page 17: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

17 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Siç mund të shihet nga tabela e parashikimit të të hyrave vetanake , THV për komunën e Kamenicës rriten deri në 913,846.87 Euro në fund të vitit 2015. Kur të shikojmë të hyrat e përgjithshme vetanake qartazi ekziston një trend pozitiv . Krahasuar me vitin e mëparshëm, THV rriten për çdo vit përveç për vitin 2011, siç paraqitet në tabelën më poshtë. Komuna e Kamenicës – THV në të kaluarën dhe të parashikuara nga viti në vit me ndryshimin e përqindjes.

Edhe pse viti 2008 ishte një pikë ngritëse, lëvizësit kryesorë aty ishin grandet dhe donacionet, që nëse do të përfshiheshin në atë nivel në vitet e parashikuara do të ofronin një nivel shumë më të lartë të të hyrave vetanake të përgjithshme. Sidoqoftë, kur të jetë shumë e kujdesshme me Grande dhe Donacione, komuna në bazë të parashikimeve mund të arrijë të gjenerojë deri në 34% më shumë në vit krahasuar me të hyrat vetanake të gjeneruara në vitin 2009. Kjo mund të arrihet nëpërmjet menaxhimit më të mirë dhe shfrytëzimit të burimeve dhe shërbimeve komunale, si dhe nëpërmjet mbikëqyrjes më efikase, inspektimeve dhe zbatimeve. Grafiku i mëposhtëm tregon THV në të kaluarën dhe të projektuarat deri më 2015:

Page 18: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

18 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Komuna e Kamenicёs – Tё hyrat vetanake nё tё kaluarёn dhe tё Parashikuarat

Tabela më poshtë paraqet pjesëmarrjen e secilës kategori të të hyrave vetanake nё të hyrat vetanake të përgjithshme të parashikuara për Komunën e Kamenicës:

Siç mund të shihet nga grafiku më lart, lëvizësit kryesorë të THV gjatë periudhës në vijim mbeten të jenë tatimi në pronë, taksat në biznes dhe tatimet, shërbimet komunale , taksat administrative , tarifat dhe gjobat e lëshuara nga gjykatat , policia e trafikut dhe komuna. Këto janë fushat ku komuna duhet të përpiqet të arrijë ngritje sa i përket të hyrave vetanake nëpërmjet efikasitetit të shtuar në menaxhimin e tyre financiar dhe zbatimin.

Page 19: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

19 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Rritja e secilës kategori të të hyrave vetanake të parashikuara është siç është paraqitur në grafikun më poshtë :

Të hyrat nga tatimi në pronë vazhdojnë të rriten për shkak të regjistrimit të përmirësuar, menaxhimit të bazës së të dhënave , faturimit të përmirësuar dhe zbatimit më të mirë. Të hyrat nga ky tatim gjithashtu do të ngriten për shkak të rritjes së natyrshme të komunës si dhe rritjes së ekonomisë. Më në fund, gjithashtu mund të llogaritet në mbledhjen e të hyrave të detyrimeve tatimore nga vitet e kaluara, e cila duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me departamentin e tatimit në pronë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Tatimet në biznes kanë një rritje të madhe potenciale për shkak të rritjes ekonomike , regjistrimit më të mirë, shërbimit të bizneseve dhe zbatimit të përmirësuar. Grumbullimi i shtuar i tatimit të biznesit gjithashtu mund të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi më të mirë me komunat dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (njësia e regjistrimit të biznesit).Më në fund, prania e përmirësuar e zyrtarëve komunalë brenda komunitetit të biznesit dhe zbatimi më i mirë i rregulloreve komunale mund të

Page 20: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

20 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

ndihmojë në përmirësimin e të hyrave nga bizneset. Rritja e parashikuar krahasuar me vitin 2009 është 58.24% deri me 2015.

Të hyrat nga shfrytëzimi i pronës komunale nuk përbëjnë një përqindje të madhe të të hyrave vetanake të përgjithshme , sidoqoftë, me menaxhimin e përmirësuar të aseteve komunale, rritja e të hyrave nga kjo kategori mund të jetë 3 herë krahasuar me vitin 2009, dhe deri atëherë të përbëjnë rreth 3.19% të të hyrave vetanake të përgjithshme.

Të hyrat nga ofrimi i shërbimeve komunale janë një kontribuues i rëndësishëm për të hyrat vetanake në komunë, duke përbërë një mesatare prej 10.44% të të hyrave të parashikuara. Parashikimet janë se nëse ka një efikasitet të shtuar dhe përgatitje më të mirë të shërbimeve komunale , komuna e Kamenicës mund të arrijë një rritje prej 38.92% në gjenerimin e të hyrave nga ofrimi i shërbimeve komunale.

Page 21: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

21 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Të hyrat nga gjobat e lëshuara nga gjykatat, policia dhe komuna janë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj të të hyrave vetanake komunale, mesatarisht duke kontribuar me 17.44% në hyrjet e gjeneruara nga komuna në vitet deri më 2015. Komuna duhet të përpiqet të rris pjesëmarrjen në këto tarifa duke rritur kontributin në këtë kategori që vijnë nga gjobat komunale nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit të shërbimeve komunale të inspektimit.

Taksat administrative, tarifat dhe tatimet pritet që të kontribuojnë me një mesatare prej 19.11% në të hyra vetanake të gjeneruara nga komuna. Rritja e të hyrave të gjeneruara nga kjo kategori do të rezultojë në një rritje prej 34.94% në të hyrat e gjeneruara krahasuar me vitin 2009.

Page 22: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

22 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Të hyrat e parashikuara që vijnë nga pjesëmarrja e qytetarëve në pagesat e shëndetësisë dhe arsimit kontribuojnë me një mesatare prej 9.46% të të hyrave vetanake të gjeneruara gjatë periudhës 2010 – 2015. Kjo do të rezultojë në një rritje prej 26.48% të të hyrave të gjeneruara nga kjo kategori krahasuar me ato të gjeneruara në vitin 2009.

Page 23: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

23 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

FUSHAT POTENCIALE PËR INTERVENIM DHE PËRKRAHJE Fushat potenciale për përkrahje nga projekti i LOGOS për komunën e Kamenicës në rritjen e nivelit të të hyrave vetanake te gjeneruara duhet të fokusohen në kategoritë e THV që mund të ndikohen nga veprimet e autoriteteve komunale dhe ku mund të ketë përfitime të qarta në përmirësimin e performansës komunale. Tatimi në pronë, duke qenë njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj, është një fushë që duhet të përkrahet. Aktualisht, komuna nuk e freskon bazën e të dhënave të pronave siç kërkohet nga ligji (1/3 e bazës së të dhënave e freskuar në vit ),dhe faturimi bëhet bazuar në bazën ekzistuese së të dhënave nga Departamenti Qendror i tatimit në pronë në Ministrinë e Financave, pa asnjë komunikim të drejtpërdrejtë ne mes të komunës dhe nivelit qendror. Janë disa raporte se një projekt i financuar suedez do të përkrahë komunat në freskimin e bazës së të dhënave të pronave gjatë vitit 2011. Kjo do t'i mundësojë komunave që të kenë një pasqyrë më të qartë të bazës së tatimit të tatueshëm dhe përmirësimit të politikave të tatimit që ata aplikojnë, si dhe përmirësimin e efikasitetit në zbatim dhe reagimin e komunës në dërgimin e projekteve të investimeve kapitale në zona kadastrale përkatëse që paguajnë . Një fushë për përkrahje nga projekti i LOGOS mund të jetë në përgatitjen e publikimeve komunale dhe ngjarjeve në terren në mënyrë që të prezantohen rezultatet e arritura në grumbullimin e tatimit në pronë dhe të promovojë efektin e grumbullimit të përmirësuar në jetën e përditshme të qytetarëve të zonave përkatëse. Komuna gjithashtu mund të përkrahet në gjenerimin e të hyrave nga bizneset. Kjo mund të bëhet në dy drejtime. Njëra është që ti ndihmojë ata në përmirësimin e regjistrimit të bizneseve dhe klasifikimin dhe si rezultat të prodhojë politika më të mira tatueshme për bizneset. Gjithashtu, projekti mund të përpiqet që të përmirësojë lidhjet në mes të komunave dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në shkëmbimin e informatave për bizneset e regjistruara dhe funksionimin e tyre aktual. Një bazë e të dhënave të tatimeve të pa grumbulluara mund të krijohet në komunë dhe të freskohet në baza vjetore, kështu që mund të eliminohen bizneset që janë mbyllur, bankrotuar apo që nuk janë aktive, gjersa në të njëjtën kohë mundëson shënjestrim më të mirë të bizneseve ekzistuese, funksionale dhe të suksesshme. Duhet të përdoren politika për kushtëzimin e shërbimeve komunale për bizneset që kanë taksa dhe tatime të pakryera. Më tutje, komuna e Kamenicës aktualisht nuk grumbullon asnjë të hyrë nga licencat për shfrytëzimin e hapësirës për reklamim. Një rekomandim është që komuna të fillojë të vendosë tarifa në rregulloren komunale dhe t’i zbatojë ato në baza të barabarta për të gjitha bizneset dhe ofruesit e hapësirave për reklamim. Grumbullimi i tarifave për shfrytëzimin e pyjeve dhe zbatimi i përmirësuar i këtyre tarifave, i përkrahur nga nivelet më të larta politike për lobim në mënyrë që komuna të menaxhojë tarifat dhe tatimet që vijnë nga shfrytëzimi i pyjeve, mund të rezultojë në një burim të mirë të të hyrave për komunën. Dhënia me qira e tokës komunale, ndërtesave dhe hapësirave është një burim tjetër i mirë i të hyrave nëse menaxhohet si duhet. Komuna aktualisht ka të hyra të paqëndrueshme nga kjo kategori kryesisht për shkak të menaxhimit joadekuat. Shfrytëzimi i aseteve komunale mund të bëhet më atraktiv nëpërmjet investimeve strategjike , vendimeve dhe politikave stimuluese.

Page 24: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

24 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

Kompletimi i dokumentacionit të planifikimit hapësinor, duke përfshirë planin urban dhe rregullativ të detajuar , do t'i lejoj komunës që të inkurajoj zhvillimin , posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë. Kjo do të ndihmonte komunën të rriste të hyrat nga lejet për ndërtim, si dhe shërbimet tjera, duke stimuluar aktivitetin e ndërtimit të ri dhe legalizimin e pronave të paregjistruara dhe pa leje. Projekti gjithashtu mund të përkrahë komunën në identifikimin e donatorëve potencial dhe fushave që mund të përfitojnë nga grandet dhe format e tjera të përkrahjes nga donatorët. Kjo përkrahje më tutje mund të përfshijë asistencë dhe aftësim në planifikimin e projekteve, shkrimin e propozimeve, ngritjen e fondeve dhe teknikat për monitorim dhe vlerësim. Kjo do t'i mundësonte komunës të trokiste në grande potenciale dhe në dispozicion dhe kështu të ndihmohej në rritjen e të hyrave vetanake në dispozicion. Këto fusha të propozuara të përkrahjes së projektit LOGOS duhet të diskutohen me zyrtarë komunale dhe fushat në të cilat përkrahja do të ishte më optimale duhet të zgjedhen në bashkëpunim me komunën. Ky raport është përgatitur me informatat që mbulojnë performancën financiare deri në vitin financiar 2009. Këshilluesi sugjeron që kjo analizë të freskohet në baza të rregullta vjetore gjatë jetë gjatësisë së projektit LOGOS dhe modeli dhe konstatimet e tij të akordohen kur informatat e reja dhe më të detajuara të jenë në dispozicion.

Page 25: Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e ...

25 Analiza dhe Parashikimi i të hyrave vetanake për Komunën e Kamenicës

ANEKSI 1 –TË HYRAT VETANAKE 2007-2009 DHE PARASHIKIMET E THV 2010-2015 (DOKUMENT NË EXCEL)